Disa Bashki në vend është ndërprerë procesi i numërimit të votave, për shkak se komisionerët thonë se janë lodhur.

Ja vendet ku është ndërprerë numërimi

Numërimi është ndërprerë në Shijak, Roskovec, Devlinë dhe Kamzë.

Në Shijak në 17 kutitë e para të votimit që i përkasin njësive administrative Maminas dhe Gjepalaj rezulton fituese PS. Pas përfundimit të këtyre njësive Komisioni i KZAZ nr.25 vendosi të ndërpresë numërimin për ta rifilluar pas mesditës. Kanë mbetur për t’u numëruar votat e qytetit të Shijakut dhe njësisë Xhafzotaj, që kanë dhe numrin më të madh të votuesve dhe qendrave të votimit.

Procesi i numërimit është ndërprerë edhe në Roskovec dhe pritet që të rifillojë në orën 12.00.

Ndalohet numërimi edhe në Delvinë në KZAZ.89 për shkak të lodhjes së numëruesve dhe do të rihapet në orën 14:00.

Edhe në Yrshek është ndërprerë procesi i votimit që nga ora 09:30 dhe do të fillojë në orën 12:00. Ai nuk është ndalur për shkak se grupet e numërimit janë lodhur, por se anëtarët e konsiderojnë veten të lodhur. Është një nga KQZAZ-të e fundit që ka marrë në administrim kutitë e votimit. Deri tani janë numëruar vetëm 8 kuti votimi nga 101 që janë në total.

Ndërpritet numërimi edhe në KZAZ.27 në Kamzë sepse numëruesit janë tërhequr dhe pritet të rinisë puna në orën 16:00. Deri më tani janë numëruar vetëm 19 nga 88 kuti në total për këtë KZAZ.

Edhe në Kurbin është ndërprerë procesi i numërimit që prej orës 08:00 dhe ishte lajmëruar se do të fillonte në 10:30. Por gazetarja e “Top Channel” raporton se në qendrën e numërimit kanë mbërritur numëruesit, por ende jo anëtarët.

Në Devoll pritet të rinisë procesi pas tre orësh pushim. Po ashtu pritet që votimi në këtë bashki të përmbyllet sot.

Numërimi pezullohet në KZAZ 90 Sarandë për shkak të lodhjes së numëruesve. Procesi do të rihapet në orën 16.00.

Po ashtu vazhdon të jetë i bllokuar numërimi në KZAZ 91 Finiq. Kryetari tha se shkak për pezullimin u bë mos hedhja e të dhënave të dala nga grupet e numërimit,që administrohen në sistemin elektronik të KQZ. Sipas kryetarit Eduart Xhelili, gabimin e kanë bërë operatorët e KQZ dhe sapo të zgjidhet ngërçi,do të rinisë numërimi.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në një deklaratë nga Njësia nr.10 ku u pyet nëse rezultati përfundimtar do të dilte brenda 48 orësh me këtë ritëm që po ecin numëruesit tha: “besoj se po, ka disa probleme të raportuara, janë sporadike si raste, po duan vëmendje, se raste kur komisioneri u lodh etj janë mungesë vullneti për nxjerrjen e rezultatit, partitë të marrin parasysh që kur lodhet dikush të kenë gati grupin. Të marrë fund ‘lodhja dhe sëmurja’ e komisionerëve, diskredituese për partinë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…