Me datë 08.08.2023 në ora 20:00 në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, para hyrjes në Negotinë, zyrtarë policorë nga SPB Negotinë kanë ndaluar O.R.(20) nga Studeniçani i Shkupit, për shkak të dyshimit se ka ka kryer kontrabandë me imigrantë”.

Përkatësisht, rreth orës 15:15 në autostradën A1, në aksin Demir Kapi – Negotinë, në afërsi të vendit të quajtur “Ostrovë”, zyrtarë policorë nga stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Mihailovë kanë vërejtur një automjet të pasagjerëve “Volvo” me targa të Shkupit nga një tjetër mjet i cili ishte larguar nga rruga dhe drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pranë automjetit janë gjetur 10 imigrantë nga Siria. Pas masave dhe veprimeve të ndërmarra nga zyrtarët policor të Stacionit Policor për Vëzhgim Kufitar Mihajllovë dhe zyrtarët policorë nga SPB Negotinë, pak më vonë është gjetur dhe privuar nga liria vozitësi.

Ai është mbajtur në stacion policor, ndërsa imigrantët janë vendosur në qendrën transitore në Gjevgjeli. Kundër O.R. sot do të ngritet kallëzimi përkatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kapet me sasi droge djali i ish drejtorit të BSP-së?!

Në një aksion anti droge të zhvilluar në Shkup, policia ka arrestuar…

Blinken thërret në telefon Lavrovin

Uashingtoni po bën edhe lëvizje diplomatike të nivelit të lartë për të…

Këto janë shtetet që po e bojkotojnë ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobel

Turqia dhe Kroacia do t’i bashkohen Shqipërisë dhe Kosovës në bojkotimin e…

BE kërkon nga Serbia të mos i madhërojë kriminelët e luftës

Bashkimi Evropian ua tërhoqi vërejtjen liderëve politikë dhe fetarë në Serbi që…

Për herë të parë pas 49 ditësh, të moshuarit në Turqi shijojnë lirinë

Të moshuarit në Turqi u lejuan të dalin nga shtëpitë e tyre…