Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me policinë ka ndalur dy persona me iniciale I.L., dhe M.T., (avokat).

Sipas njoftimit, I.L., dhe M.T., kanë kryer veprën penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

“Personat e lartcekur dyshohet se në mars të vitit 2021, në Graçanicë, pas një marrëveshje p​araprake dhe në bashkëkryerje, me qëllim që vetit t’i sjellin përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme e kanë vënë në lajthim një të dëmtuar, përmes paraqitjes së fakteve të rreme, ku të njëjtit i kanë siguruar për vajzën e tij një cerifikatë të gjuhës gjermane kinse e lëshuar nga Instituti “Goethe”, e cila pas verifikimit nga Ambasada përkatëse ka rezultuar e falsifikuar, çka me këtë të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëm material”.

“Ndërsa, personi me inicialet I.L., dyshohet se në mars të vitit 2021, në Graçanicë, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme ka përpiluar dokumentin e falsifikuar, respektivisht një certifikatë të gjuhës gjermane, kinse e lëshuar nga Instituti “Goethe”, ku me këtë veprim dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, sipas KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Tutj,e në njoftim bëhet e ditur se të dyshuarit ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa Prokurori i Shtetit do të ndërmerr veprimet e mëtejme ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Koronavirusi, mbreti musliman i Marokut fal mbi 5 mijë të b urgosur

Mbreti i Marokut, Mohamed VI, të dielën fali 5.645 të burgosur në…

Rusia teston raketa supersonike

Sipas presidentit Vladimir Putin Rusia testoi me sukses disa armë super moderne…

Afrimi i rastit “Monstra” kërkon azil në Kosovë, për t’i shpëtuar dënimit të përjetshëm në Maqedoni?!

Agjencia e lajmeve MIA njofton se nga burime të veta në Kosovë…

Sullivan takon Zelenskyn: Vazhdojnë përpjekjet për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për agresionin

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Amerikës, Jake Sullivan, është takuar me presidentin…

Lajçak: Lufta në Ukrainë ndryshoi gjithçka, integrimi i Ballkanit Perëndimor duhet përfunduar

Në forumin që po mbahet në Dubrovnik, ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi…