Lideri opozitar rus, Alexei Navalny, kundërshton bllokimin e faqeve të tij të internetit dhe bashkëpunëtorëve, i cili është bërë me kërkesë të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë.

Sipas avokatit Vyacheslav Gimadi, Navalni ka ngritur padi kundër Shërbimit Federal për Mbikëqyrjen e Komunikimeve, Teknologjisë së Informacionit dhe Masmedia (Roskomnadzor) dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.

Bazuar në kërkesat e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Roskomnadzor ka bllokuar faqet e internetit të ‘Fondacionin Antikorrupsin (FBK)’ dhe ‘Votimit të Zgjuar’ që të dyja të drejtuar nga Navalny, pastaj faqen e avokatit të Navalny Lyubov Sobol, Aleancës së Mjekëve dhe shumë llogari individuale të afërta me liderin opozitar.

Llogaritet se rreth 50 llogari të lidhura me Navalny janë bllokuar në muajin korrik, pasi që FBK u njoh si “organizatë ekstremiste”.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, llogaritë e bllokuara po përdoreshin për “propagandë dhe aktivitete të ndaluara ekstremiste”.

Bllokimi i fundit për organizatat e Navalnyt vjen për `Votimin e Zgjuar` dhe atë vetëm dy javë para zgjedhjeve parlamentare të 17 shtatorit.

Si duket ky veprim, vetëm dy javë para zgjedhjeve për dumën ruse, pason si rezultat i frikës së Putinit, se partia e tij `Rusia e Bashkuar` nuk do të dalë mirë me rezultate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…