Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar të premten se Rusia ka grumbulluar pajisje të rënda ushtarake, tanke dhe trupa të gatshme luftarake pranë Ukrainës, duke paralajmëruar se çdo përdorim i forcës kundër Ukrainës do të t’i kushtonte Moskës.ADVERTISING

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, Stoltenberg tha gjithashtu se ai priste që qeveria e re federale gjermane të shpenzonte më shumë për forcat e saj të armatosura dhe mirëpriti vendimin e saj për të vazhduar mbajtjen e armëve bërthamore perëndimore në Gjermani.

“Unë pres që Gjermania të investojë më shumë në ushtrinë e saj”, tha Stoltenberg.

Për javë të tëra, zyrtarët perëndimorë kanë shprehur shqetësim në rritje për aktivitetin ushtarak të Moskës në kufirin ukrainas – derisa SHBA po konsideron implementimin e sanksioneve në rast se Rusia pushton Ukrainën.

“Ne nuk e dimë se cilat janë qëllimet e presidentit [Vladimir] Putin, por ne e dimë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, gjatë një udhëtimi në Senegal javën e kaluar.

Kreu i Agjencisë së Inteligjencës Mbrojtëse të Ukrainës, gjeneral brigade Kyrylo Budanov, i tha gazetës amerikane të mbrojtjes Military Times se Rusia po rrit nivelin e trupave dhe sistemet e armëve në Krime për një ofensivë që mund të vinte në çdo kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…