Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se aleanca ushtarake pret që Rusia t’i japë fund ndërtimin ushtarak rreth kufijve të Ukrainës dhe të angazhohet në një proces politik.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me kryeministrin sllovak, Eduard Heger, shefi i NATO-s tha se ai mirëpriti uljen e tensioneve në afërsi të kufirit ruso-ukrainas. Stoltenberg shprehu shqetësime rreth “modelit të sjelljes ruse” dhe “mungesës së respektit për integritetin territorial dhe sovranitetit të Ukrainës”.

“Ne po ashtu presim që Rusia të angazhohet me mirëbesim në procesin politik, sepse vetëm përmes negociatave ne mund të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme politikisht (për konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës”, theksoi Stoltenberg, duke shprehur solidaritet të fortë me qeverinë ukrainase. I pyetur në lidhje me lëvizjen e fundit të Republikës Çeke për dëbimin e diplomatëve rusë, shefi i NATO-s tha se aleanca ushtarake shpreh solidaritet me qeverinë çeke.

Javën e kaluar, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Çeke dëboi 18 diplomatë rusë dhe mbi 60 punonjës të ambasadës nga vendi në mes të një mosmarrëveshje diplomatike me Rusinë mbi pretendimet e spiunimit. Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s kanë shprehur “shqetësim të thellë” për ndërhyrjen e Rusisë në proceset politike në vendet aleate të NATO-s, duke përdorur taktika kibernetike dhe hibride në përpjekje për të dobësuar besimin në institucionet demokratike”.

Të enjten e kaluar, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se ka urdhëruar tërheqjen e trupave nga kufiri ukrainas pas një grumbullimi masiv ushtarak. Moska kishte vendosur rreth 130 mijë trupa afër kufirit ukrainas gjatë një stërvitjeje ushtarake, që sipas shefit të NATO-s, ishte “masa më e madhe e trupave ruse që nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë në vitin 2014”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…