Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi se është marrë vendimi për shtimin e numrit të forcave të NATO-s në Kosovë.

Ky komunikim i shefit të NATO-s u bë publik sot pas mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut ku u diskutua për situatën në Kosovë.

“Që nga maji, ne kemi përmirësuar praninë dhe qëndrimin e KFOR-it. Vetëm dje Këshilli i Atlantikut të Veriut autorizoi forca shtesë për të adresuar situatën aktuale”, tha Stoltenberg.

Në njoftim thuhet se aleatët kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë për tensionet në rritje në veri të Kosovës.

Stoltenberg tha se “ne gjithmonë do të vazhdojmë të sigurohemi që komandanti ynë të ketë burimet dhe fleksibilitetin e nevojshëm që KFOR-i të përmbushë mandatin e tij. Ne jemi të gatshëm të bëjmë rregullime të mëtejshme në qëndrimin e KFOR-it sipas nevojës”.

KFOR-i, tha ai, vazhdon të koordinohet ngushtë me të gjitha palët relevante të interesit në Kosovë dhe Serbi, “si dhe me EULEX-in, OSBE-në, UNMIK-un dhe komunitetin diplomatik”.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që urgjentisht të de-përshkallëzojnë. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin në rajon”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në deklaratën e shefit të NATO-s, thuhet se KFOR-i gjithmonë do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“Ne e bëjmë këtë në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”, potencoi Stoltenberg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Nxënësi vret me thikë arsimtaren në Francë

Një nxënës i shkollës së mesme ka vrarë me thikë arsimtaren në…

Ish-udhëheqësja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi dënohet edhe me shtatë vjet të tjera burg

Udhëheqësja e rrëzuar e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, është dënuar me…

Këshilltari i ministrit ukrainas publikon pamjet, thotë se tregojnë nisjen e raketave për në Ukrainë nga Bjellorusia

Raketat Iskander u lëshuan nga Bjellorusia në Ukrainë rreth orës 17:00, ka…

Si ndodhi rrethimi i parë i familjes Jashari dhe si u përball Ademi me policinë serbe

Bashkëluftëtari i komandantit legjendar Adem Jashari, Jakup Nura në Frontal të T7…

Sot shpallen rezultatet e regjistrimit në Maqedoninë e Veriut

Enti Shtetërorë për Statistika sot pritet të shpall rezultatet përfundimtare të Regjistrimit,…