Shtetet anëtare të NATO-s i kanë zgjatur mandatin e sekretarit të përgjithshëm, Jens Stoltenberg deri më 1 tetor 2024, njoftoi shefi i aleancës në Twitter.

“Jam i nderuar nga vendimi i aleatëve për të zgjatur mandatin tim si sekretar i përgjithshëm. Lidhja transatlantike mes Evropës dhe Amerikës së Veriut siguroi lirinë dhe sigurinë tonë për gati 75 vjet dhe, në një botë më të rrezikshme, aleanca jonë e madhe është më e rëndësishme se kurrë”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg është në detyrë që nga viti 2014. Mandati i tij u zgjat për herë të fundit në mars 2022, menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës, deri në shtator 2023.

Në pamundësi për të rënë dakord për një pasardhës të Stoltenberg, aleatët e NATO-s e zgjatën përsëri mandatin e tij.

Norvegjezi është tashmë sekretari i përgjithshëm i dytë më i gjatë në detyrë, pas holandezit Joseph Luns, i cili udhëhoqi NATO-n nga viti 1971 deri në 1984.

Atij i njihet merita për moderimin e mosmarrëveshjes për shpenzimet e ulëta të mbrojtjes nga aleatët evropianë, gjë që çoi në debate veçanërisht të nxehta gjatë mandatit të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Atij i është dashur gjithashtu të koordinojë reagimin e NATO-s ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.

Shtetet e NATO-s tani shpresojnë të bien dakord për një pasardhës në kohë për 75-vjetorin e aleancës në korrik 2024 në Uashington.

“Aleatët kanë falënderuar sekretarin e përgjithshëm për udhëheqjen dhe angazhimin e tij, të cilat ishin thelbësore për ruajtjen e unitetit transatlantik përballë sfidave të paprecedentë të sigurisë”, thuhet në një shënim të publikuar në faqen e NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Borell: Dënoj fuqishëm çdo thirrje për dhunë

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borell, sot…

Policia kontrollon lokalet gjatë natës, arrestohen 4 persona

MPB ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së kaluar ka kryer aksion kontrollues…

Mexhiti me akuza ndaj Grubit: Po eliminon trashëgiminë e BDI-së dhe politikisht individë të caktuar

Duke bërë gjëra të reja, trashëgimi të reja, zëvendëskryeministri Artan Grubi është…

Dy raste të reja në Kosovë, mbeten edhe 98 raste aktive

Kosova ka regjistruar sërish shifra minimale të infektimeve me Covid. Në 24…

Ngjarjet e fundit në gjyqësi marrin vëmendjen e BE-së. Ambasadori francez: Duhet vëzhguar me kujdes çdo rast

Ngjarjet e fundit në Maqedoni, sidomos në sistemin e drejtësisë kanë marrë…