Inida Brahimi

N’ATË GUSHT KU RRIJE TI

N’atë gusht ku rrije ti
harlisur mjegullash
Vijës kohë;një kartë mavi

Se u bëmë në një grusht pjergullash
Gjethja gjethesh, piqemi
Tharm’ i ëmbël nëpër shi!

Që nga koha e Adamit, feksje Evash, njihemi
Pjalm’ i hidhur,vakt i pijeve në flijim

S’më çudit më prerja gjer në rrëzë e kësaj vene
Shkuar gjak’ i tërë tani …

Do t’a pi…hijeve të pjerrëta
Dehur shpirtshëm anasjelltas
N’atë gusht ku rrije ti

Them me vete: ”mbetëm rrokje me bojë letrash”
Në lajthitje

U bë modë gushteve tona
N’atë qoshk e mbetur ikje…
N’atë qoshk ku rrije ti

N’atë gusht të bërë shi
larg nga bota!
Aq e kaltër rreh aorta…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Veprat” kopile!

Midis nesh Jo një herë është përfolur se disa vepra relativisht të…

Individi që bën petulla për vete!

Midis nesh Përgjumja e shumë subjekteve kulturore shqiptare, ka bërë që në…

Kapërcimi i detit

(Neviana Shehi, DETI I NATËS, poezi, botoi Sh.B. “Konica”, Shkup, 2021) Neviana…

Fuqia e artit

Midis nesh A kanë shqiptarët koncept, ide, vizion se si mund të…

Kur kritika letrare gatuhet në ëmbëltore!

Midis nesh Kritika letrare që moti është në krizë dhe rreth kësaj…