Në komunat veriore të Kosovës ku serbët po protestojnë qe disa ditë kundër prezencës së Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave, nata ka kaluar e qetë.

Pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës të cilët po kujdesen për ruajtjen e rendit, po vazhdojnë të qëndrojnë pranë dhe brenda ndërtesave të këtyre komunave.

Për dallim nga ditët e kaluara, gjatë natës së mbrëmshme në komunën e Zubin Potokut, pjesëtarët e Policisë së Kosovës që qëndruan për tre ditë me radhë në vijën e parë përballë protestuesve, janë zëvendësuar me ushtarë të KFOR-it, ndërsa policët ndodhen brenda objektit komunal.

Serbët kanë paralajmëruar për sot nga ora 7:00 të mëngjesit protesta më masovike në këto komuna.

Ndërkaq, në veri të Mitrovicës pranë ndërtesës së Komunës nuk ka pjesëtarë të KFOR-it dhe as prani të shtuar të policëve, përveç një automjeti të këtyre të fundit që ndodhet disa metra larg objektit komunal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

OSBE bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të katër zyrtarëve të saj të arrestuar në Ukrainën lindore

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka bërë thirrje për…

Vritet një zyrtar rus në Kherson, autoritetet ukrainase: Jeta e një tradhtari është e shkurtër

Dmitry Savluchenko, një politikan pro-rus i emëruar nga forcat ruse si kreu…

Gjermania refuzon thirrjet për të dërguar ushtri në Afganistan

Ministrja e mbrojtjes në Gjermani, Annegret Kramp-Karrenbauer, ka hedhur poshtë thirrjet që…

Vizita e presidentit të Shqipërisë, disa rrugë do të mbyllen për qarkullim

Policia ka njoftuar se me rastin e vizitës zyrtare të presidentit të…

Vazhdon gjykimi për rastin “Target-Fortesa”

Në Gjykatën penale sot duhet të mbahet seancë e re për lëndën…