Rënia e Katica Janevës si prokurore e parë speciale ishte si katalizator për përballje me të pashmangshmen, gjetjen e një zgjidhje finale për statusin e PSP-së, si do të vazhdojë të punojë e njejta, në çfarë forme dhe kapaciteti.

Rasti “Zhvatja” shkaktoi një lëndim të rëndë në gjyqësi, e kështu ekzistojnë dyshime që përsëri partitë politike do të sjellin vendim e cila do të bazohet në zinxhiret politike, në vend se reformave në Prokurori.

Profesoresha universitare Mirjana Najçevska në një intervistë për Faktor ka folur për paraburgimin e Janevës, për hetimin e Prokurorisë Publike dhe për fatin e PSP-së.

Siç thotë mes tjerash Najçevska, arrestimin e Janevës e quajti si një shenjë pozitive se sistemi funksionon dhe askush nuk është i padënueshëm.

“Kjo flet për një kuadër të keq politik, për kompromise për çështje të cilat nuk pranojnë kompromise dhe për mungesë të kuptimit se sa është i rëndësishëm faktori njeri kur bëhet fjalë për menaxhim me krim të lartë të njerëzve të cilët kanë qenë dhe janë në pozita të larta në pushtet, apo kanë fuqi e cila del nga statusi i tyre në bashkësi”, deklaron Najçevska.

Sa i përket hetimit të rastit më të fundit “Zhvatja”, Najçevska tha se ajo pajtohet me prokuroren Ruskoska e cila tha se ky rast nuk duhet të shëndrohet në një “reality show”.

“Pajtohem me Ruskoskën, mirëpo në situatë kur ekziston zinxhir i qartë në sistemin gjyqësor për mbulimin e shkeljeve të ligjit nga ana e funksionarëve të lartë, konsideroj se ndikimi i opinionit është i domosdoshëm”, thotë Najçevska

Sa i përket fatit të PSP-së, Najçevska konsideron se zgjidhjet e reja duhet të hapin dyer për përgjigje institucionale e jo politiko-partiake.

“Ingerencat duhet të kthehen në institucione, ndërsa përzierja e partive të jetë në pjesën e caktimit të kuadrit sa më kualitativ dhe më të pavarur. Duke patur parasysh përvojën e deritanishme, nuk pres ndryshime spektakolare, dhe, nuk mendoj se parititë janë pjekur deri në nivelin të kuptojnë domosdoshmërinë nga ekzistimi i mekanizmave të vërteta kontrolluese të qeverisë, dhe jo të strukturave marionete të cilat duhet të krijojnë iluzione kontrolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…