Këshilltarja e “Alternativës” në Komunën e Çairit, Nafie Selmani, përmes një shkrimi në Facebook, ka informuar se në mbledhjen e fundit të kryesisë qendrore të partisë, ka dhënë dorëheqje nga çdo angazhim në partinë Alternativa, shkruan gazeta LAJM.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë, shkrimin e Nafie Selmanit.

Nuk kam reaguar deri në këtë moment, e bindur se megjithatë e keqja më e madhe e shqiptarëve është BDI, e duke mos dashur edhe ta dëmtoj dikë më pak fajtor!

Mirëpo, të thuhet se në Alternativë nuk ka pasë kuadro nga radhët e grave, e të flitet për njëfarë potenciali, është turp i pafalshëm. Pa dashur të bëj krahasime mes burrave dhe grave në atë parti, po them vetëm se mjafton të shikohet lista e të sapo zgjedhurve dhe të bindemi se nuk është aspak e vërtetë se kjo parti nuk ka gra të cilat njësoj, bile shumë më mirë se burrat e zgjedhur tashmë, do i kryenin detyrat e përgjegjësitë në ato funksione!

Me këtë rast, miqtë e mi, e para së gjithash mbështetësit e mi, i informoj se që në mbledhjen e fundit të Kryesise Qendrore kam dhënë dorëheqje nga çdo rol dhe angazhim në partinë Alternativa! Dhe, një nga arsyet kryesore për dhënien e dorëheqjes time është pikërisht mospërfaqësimi i grave në ekzekutiv!

Dhe, për fund me duhet të them se fatmirësisht e falë disa normave juridike/kushtetuese, por edhe imazhi përpara ndërkombëtarëve bën që të paktën simbolikisht gruaja shqiptare të jetë e përfaqësuar në jetën politike. Ndryshe, sa për partitë tona, ndoshta edhe e drejta e votës do t’i mohohej gruas shqiptare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…