Derisa Reisi i BFI-së, Sulejman ef. Rexhepi, shkakton problem duke iu kërcënuar Qeverisë së Republikës së RMV-së, myftinjtë, si myftiu jargaxhi i Gostivarit, Shaqir Fetahu, e tradhëtojnë! Sulejman Rexhepi kërkon që, të gjithë imamëve të 700 xhamive të mbyllura në vend, Qeveria t’iu japë rrogë nga paratë që do të vinë nga BE-ja si ndihmë financiare për t’i zbutur sado pak pasojat ekonomike nga pandemia e Corona Virusit. Në të kundërtën, kërcnon kreu i BFI-së, mund ta tërheqë pezullimin dhe t’i mbushe xhamitë me xhemate dhe, le të dalë pastaj forcë që do të mund ta pengojë përhapjen e kësaj pandemie. Del puna se këtë angazhim ef. Rexhepi e ndërmerr në emër të imamëve. Kurse sipas vendimit të njërit prej dallkaukëve të tij, Shaqir Fetahut, po del puna se imamët dhe te gjithë nëpunësit e tjerë të Myftinisë së Gostivarit, marrin rregullisht rrogë dhe se nga rroga e këtij muaji do të ndajnë përqindje për bamirësi. Ky vendim ia përmbysi të gjitha argumentat me të cilat kreu i BFI-së po mundohet ta bindë qeverinë e vendit për të qenë një nga institucionet që në këtë kohë pandemie duhet të ndihmohet finansiarisht. Parashtrohet pyetja: Kush e porositi Shaqir Fetahun për ta zbehur kërkesën e Reisit të tij në dobi të të gjithë imemëve të vendit?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…