Populli thotë: “kur e mira të vjen me hajni, nga hajnia përfundon”! Nebulozë e madhe u mundua të ngritet rreth instalimit të Shaqir Fetait në BFI, por, akti ishte tepër amatoresk sa, situata u lexua edhe nga Marsi! “Uniteti” i Rijasetit të Shaqir Fetait u ble me haram, tani përçarja po nxjerr krye pikërisht nga ai haram

Shkruan Florenc Marku, Dibër

Në javën e parë të muajit mars, Shaqir Fetai, në cilësinë e postit të kontrabanduar “reis”, vizitoi Myftininë e Dibrës, për “ta përgëzuar myftiun Reshat ef. Kaçallniku, për aq shumë suksese të arritura në afat rekord”! Ndërsa, në fund, Shaqir Fetai, tamam si një udbash që kërkon bashkëpunëtorë të dëgjueshëm, të pranishmëve ju tha se, nëse kështu bashkarisht arrini suksese ju premtoj ndihmë në realizimin e projekteve në fusha të ndryshme si: infrastrukturë dhe investime në vakëfe, burime njerëzore, avancime akademike dhe bashkëpunime institucionale!

Për çfarë suksesesh u mahnit Shaqir Fetai? Pse ky lavdërim kaq publik, ndërkohë që, “myftiu” i ri, Reshat ef. Kaçallniku akoma nuk e kishte lexuar as Rregullore për myftinjtë e as Kushtetutën e BFI-së! Çfarë bashkëpunimi kërkonte Shaqir Fetai me qëllim që ndaj kësaj Myftinie t’i kryente të gjitha detyrimet që i ka sikundër edhe ndaj organeve të tjera, pavarësisht sukseseve që mund t’i arrijnë apo jo! Si guxon Shaqir Fetai t’u premtojë diçka të cilën ai e ka detyrim, e ka obligim kushtetutar!

Shaqir Fetai kërkon servilizëm nga efendi Kaçallniku, kërkon dëgjueshmëri dhe nënshtrim, nëse dëshiron që të ketë ndihma në infrastrikturë, në investime në vakëf, në burime njerëzore, madje, heeeej, edhe avancim akademik! Nëse nuk ka servilizëm nuk mund të gëzohen këto benificione që i ofron Shaqir Fetai!

Pse ky kushtëzim i Shaqir Fetait? Pse kjo sjellje paternaliste, pse ky premtim prej UDB-je e Shaqir Fetait në raport me këtë myfti?

Fare në fund, po zbulohen tragjet e korrupsionit, të vjedhjes, të blerjes së mandateve!

Reshat ef. Kaçallniku, publikisht, para të gjithë myftinjëve, në Rijaset ia kërkon Shaqir Fetait 50 mij euro që ia kanë marrur! Në fakt, para se të shpallet “myfti”, “dikush” ka shkuar te ai dhe ia ka kërkuar 50 mij euro për nevoja të BFI-së dhe, me kët, do ta blejë besimin e Shaqir Fetait për ta bërë myfti! Një Zot e di se ku i ka marrur ato para efendi Kaçallniku, kujt ia ka kërkuar, në cilën bankë ka marrur kredi, sepse, e ka dashur postin Myfti!

Tani, ndjehet i mashtruar, ndjehet si lolo, ndjehet i vjedhur, ndjehet myfti me post të blerë, ndjehet i turpëruar por edhe i shtrënguar për t’i kthyer paratë, ato 50 mij euro, aty ku i ka marur!

Reshat ef. Kaçallniku, vazhdimisht i kërkon paratë që ia ka dhënë “personit” në duar, sepse kështu ka porositur Shaqir Fetai! Njeriu i kërkon paratë, ose do ta shkëpusë bashkëpunimin, do ta pavarësojë Myftininë e Dibrës!

Shaqir Fetai e di shumë mirë emrin e atij personi që ia ka zhvatur 50 mij euro në emër të emërtimit Myfti të Reshat ef. Kaçallnikut!

Ose le t’ia kthejnë paratë, ose le ta detyrojnë personin që e ka zhvatur që t’ia kthejë! Titujt fetarë nuk janë mall pazari që blehen me para. Këta tituj, nëse nuk meritohen nuk mund të blihen. Sepse, nuk janë diploma “fakulteti” siç janë mësuar t’i blerjnë nga rusë e të dyshuar nëpër qendra të ndryshme arabe. Me diploma fallco nuk mund të kamuflohet vesi i hajnisë, as hajnia dhe as ushtrimi i profesionit prej hajni! Një hajn, të gjithë hajna, prandaj, në këtë “të gjithë” gjithësesi që përfshijet edhe Shaqir Fetai, i cili, tani do të detyrohet që të vjedhë nga fitri dhe zeqati për t’ia kthyer paratë myftiut të grabitur dhe të manipuluar prej sekserëve të Shaqir Fetait.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…