Përveç në nivel të lartë, nepotizmi edhe në institucionet arsimore ka marr dimension shqetësues. Ekspertët alarmojnë për pasojat negative dhe madje rrënimin e sistemit arsimor. Në një intervistë për Alsat, profesori Xheladin Murati thotë se institucionet duhet të nisin një luftë të ashpër për çrrënjosjen e nepotizmit në të gjitha ciklet arsimore. Por që të ndodh kjo Murati thotë se fillimisht institucionet duhet të çlirohen nga ndikimi politik dhe partiak.

Jemi dëshmitar të rasteve të shumta të nepotizmit në të gjitha institucionet arsimore duke filluar nga cikli i ulët, i mesëm deri te universitetet. A mendoni se institucionet kompetente duhet ta luftojnë më seriozisht çështjen e nepotizmit?

Murati: “Nepotizmi është një çështje shumë komplekse shumë e ndërlikuar dhe shumë e pranishme në shoqërinë tonë jo vetëm sot, ka qenë dhe do të mbetet edhe më tutje por nevoja për ta luftuar atë, nevoja për ta korrigjuar, nevoja për të përmirësuar situatën dhe gjendjen është e jashtëzakonshme. Megjithatë në drejtësinë e pavarur, në shtetin ku nuk sundon ligji dhe ligjshmëritë është shumë vështirë të luftohet nepotizmi dhe korrupsioni. Pavarësisht se ekziston Komision Antikorrupsion i cili nuk ka as forcë as fuqi që të merret me gjithë këto probleme sepse ata nuk janë të pavarur por dikush i dirigjon prej lartë sepse dikush i ka emëruar. Në këtë kontekst problemet e nepotizmit në fushën e arsimit pavarësisht në cilin cikël, janë të pranishme sepse shteti ynë është skajshmërish i politizuar, shoqëria është skajshmërish e partizuar dhe nuk mund të hyjë në punë dikush i cili nuk ka pas shpine një parti e cila udhëheq ose e cila funksionon në shtet. Kjo është e metë e madhe e shoqërisë megjithatë tendencat për të bërë zbutjen e kësaj situate, eliminimin e kësaj situatë janë shumë të pakta. Prandaj është e udhës të krijohet një ambient më luftarak, më i ashpër, më korrekt dhe më konkret për të eliminuar pasojat dhe fenomenin e nepotizmit dhe korrupsionit”.

Sa e dëmton nepotizmi cilësinë e arsimit?

Murati: “Vetvetiu se nuk inkuadrohen, nuk punësohen njerëz që kanë merita, nuk them se këto që kanë hyrë nuk kanë merita por kjo në fakt ashtu si e perceptojmë ne krijon hapësirë për manipulime. E dyta, krijon devalvimin e dijes. E treta, krijon një boshllëk që lejon keqpërdorime të tjera. E katërta, nuk respektohen vlerat, e pesta, reflektohen anti-vlerat që është e dëmshme për shoqërinë, për kuadrot profesionale të cilët me mund kanë arritur që të aftësohen dhe kualifikohen për një profesion përkatës”.

Në opinion ka reagime të shumta edhe për ngecjen e reformave në arsim. Sipas jush cilat janë problemet kryesore që kërkojnë zgjidhje urgjente?

Murati: “Reforma duhet të nis nga pozita e nxënësit, reforma duhet të nis nga pozita e arsimtarit dhe arsimtari është faktori themelor pa të cilin nuk mund të bëhet reformë sepse ai është realizatori i tij. Në fakt reforma duhet të përfshijë sistemin kurrikular, e dyta të përfshijë nivelet dhe kohëzgjatjen e arsimit; e treta duhet të përfshijë aspektet profesionale të arsimit. Ne kemi shkollë fillore nëntëvjeçare por me një orar të stërngarkuar me orë mësimore të nxënësve, të stërngarkular me lëndë mësimore, të stërngarukuar me dije të cilët ende i takojnë elementit enciklopedik, ne kemi ende në shkollat tona arsimtarë të angazhuar tej mase me orë mësimore dhe aktivitete të cilat nuk janë në funksion të afirmimit të nxënësit si subjekt dhe objekt në mësim por bëhen formalisht kërkohet edhe reformë juridike në shkollë, se si të bëhet vlerësimi i arsimtarëve , çka të ndryshojmë në pranimin e arsimtarëve Brenda, reforma duhet të përfshijë edhe elementet e konkurrencës që të zgjidhet gjithmonë ai që është më i mirë ai që ka vlera më shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…