Nga tetori i këtij viti, bartësit e programeve në nivelin Bachelor e Master duhet t’i kenë të indeksuara punimet shkencore në dy ranglistat prestigjioze ‘’Web of Science’’ e ‘’Scopus’’. Mirëpo sa janë të përgatitura universitetet publike e private dhe sa rrezikohen departamentet nga mos-akreditimi për këtë arsye?

Kriteret po rriten.  E kjo u përcaktua përmes Udhëzimit Administrativ për Akreditim.

Bartësit e programeve në nivelin Bachelor e Master nga tetori i këtij viti, publikimet shkencore duhet t’i kenë të indeksuara në dy ranglistat prestigjioze, ‘’Scopus’’ e ‘’Web of Science’’.

Mirëpo për këtë, Universiteti i Prishtinës mund të hasë në vështirësi.

“Mund të kenë edhe disa vështirësi duke u nisur nga fakti që mund të jenë të themeluar më vonë, mund të kenë staf më të vogël edhe mund të kenë vështirësi në gjetjen e një kuadri specifik për të cilin edhe punimet shkencore  mund të ketë më pak të indeksuara në këto platformat tashmë të njohura”, tha Kurtesh Sherifi, Prorektor për Shkencë.

E për ish drejtorin e Agjencisë së Akreditimit, Blerim Rexha, vlerësimi përmes indeksimit të punimeve në këto platforma nuk është risi.

“Universiteti i Prishtinës ka qenë i përgatitur tash e sa vite që do të vijë kjo fazë, ku publikimet tona do të vlerësohen vetëm nëse janë në Scopus dhe Web of Science. Kjo e ngritë kualitetin e arsimit të lartë, kualitetin e publikimeve tona, dhe për UP-në nuk është ndonjë risi sepse  i gjithë stafi akademik tanimë vlerësohet në bazë të punimeve të indeksuara në këto platforma”, tha Rexha.

Ndërsa sipas Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, ‘’ORCA’’, më shumë rrezikojnë kolegjet private nga mosakreditimi.

“Gjatë këtij viti mendoj që do të ketë ndikim në përshkallëzimin e programeve në Universitete Publike, po ashtu edhe private, por gjithashtu mendoj që më shumë do të prek kolegjet private”, tha Ademaj.

Udhëzimi Administrativ për Akreditim obligon bartësit e programeve të nivelit bachelor të kenë së paku një publikim shkencor të indeksuar nga fusha e programit, ndërsa në nivelin master duhet të kenë të paktën 2 punime si autor i parë apo korrespondent.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Arrestohet Piers Corbyn, dyshohet se inkurajoi aktivistët të digjnin zyrat e deputetëve britanikë

Piers Corbyn, vëllai i ish-udhëheqësit laburist Jeremy Corbyn, është arrestuar me dyshimin…

Dialogu në mes të qershorit, Kurti pas takimit me Lajçak dhe Palmer: Koordinimi BE-SHBA, i mirëseardhur

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar Përfaqësuesin Special të BE-së për…

Me urdhër të presidentit, Ukraina fillon rekrutimin e rezervistëve nga mosha 18 deri në 60-vjeç

Duke parë zhvillimet e fundit në Ukrainë, autoritetet e atjeshme të sigurisë…

Ministri ukrainas i Mbrojtjes thotë se forcat ruse kanë vrarë më shumë civilë sesa ushtarë ukrainasë

Forcat ruse kanë vrarë më shumë civilë ukrainasë sesa ushtarë në dy…

Mbi 75,5 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara në Turqi

Turqia ka administruar mbi 75,55 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që…