Paga mesatare mujore neto në maj 2022 për të punësuar është 31.407 denarë, që është një rritje për 2.686 denarë ose 9.4% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS).

Sipas statistikave të publikuara, kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto për punonjës në sektorin e hotelerisë me 19.7%, e ndjekur nga arti, argëtimi me një rritje prej 16.1% dhe në industrinë përpunuese me 14.3%.

Krahasuar me majin e vitit 2017, kur paga mesatare neto ishte 22.889 denarë, në maj të këtij viti është rritur për 8.518 denarë dhe ka arritur në 31.407 denarë.

Ndërkohë sindikatat pohojnë se rritja e pagave është e nevojshme në kushtet e inflacionit rekord në vend, pasi edhe kostoja e jetesës po rritet seriozisht.

Muajin e kaluar është matur inflacioni rekord prej 14.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Me një përqindje të njëjtë në qershor të këtij viti është rritur edhe kostoja e jetesës, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë ka shënuar rritje prej 13.7 për qind.

Sipas ESHS-së, në baza mujore janë rritur çmimet e produkteve bazë: vaji, buka, qumështi, mishi, si dhe karburantet për mjetet e transportit, të cilat janë më të larta për 17.2 për qind. Gjithashtu, aranzhimet turistike janë shtrenjtuar për 6.4 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

‘Deutsche Welle’ e Gjermanisë censuron raportimin kritik të Izraelit

Bordi editorial i DW-së në një udhëzues të ri raportimi dërguar stafit…

Johnson: Kjo është katastrofë! Kërkon mbledhje urgjente të NATO-s

Boris Johnson e ka quajtur katastrofë për kontinentin europian atë që po ndodh…

Kievi: 20 600 trupa ruse të vrarë që nga fillimi i luftës

“Forcat ukrainase kanë shkatërruar 167 avionë rusë, 147 helikopterë, 155 mjete ajrore…

As presioni i SHBA’së nuk ia “la shenjë” BE’së karshi çështjes së liberalizimit të vizave

Raportuesja e BE’së për Kosovën, Viola Von Cramon, ka këputur sot shpresat…

Të shtunën skadon gjendja e jashtëzakonshme, deri më tani nuk ka paralajmërime për vazhdimin e saj

Deri më tani nuk ka paralajmërim nëse dhe kur do të mbahet…