Asnjë populli në botë nuk i ka ndodhur, pas sprovave të shumta, ringritje krenare përgjatë historisë së vet brenda të njëjtit muaj, siç i ka ndodhur popullit shqiptar. Me gjasë, Muaji i Nëntorit është muaj i caktuar nga Zoti për ngjarje madhore, të gjitha rreth bërthamës kombëtare

Shkruan Afrim Tahiri

Historia jonë kombëtare është përplotë me ngjarje e me ndodhi, ëshhtë përplot me data e momente të rëndësishme kombëtare. Kështu janë lindur e zhvilluar popuj e (më vonë) kombe! Secili popull i ka ngjarjet dhe datat e veta. Por, shqiptarët, si asnjë popull tjetër në botë, e kanë një muaj dhe një datë në të cilën kanë ndodhur mrekullitë e paimagjinueshme, gjithnjë pas sprovave, po ashtu, të paimagjinueshme! Pa dyshim, është përcaktim i Zotit dhe vetëm i Tij!

Le ta përkujtojmë këtu momentin kur fiset shqiptare vendosin të bashkohen dhe t’i japin flakë idesë për shtet!

Më 28 Nëntor të vitit 1443 u ngrit Flamuri Kombëtar në Krujë. U shpalos ideja e pavdekshme e shqitarisë!

Më Muajin Nëntor të viitit 1908 do të dëshmohet fuqishëm se shqiptarët, gjithandej ku janë e ku jetojnë, kanë një gjuhë e një shkrim!

Më 28 Nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali, do të shpallë Pavarësinë e Shqipërisë.

Më 25 Nëntor të vitit 1919 në Shkodër u lind Imam Vehbi Ismaili, themeluesi i Qendrës së parë Islamike Shqiptare në Amerikë.

Më 29 Nëntor të vitit 1945, Shqipëria, me forcat vetanake do të arrijë të çlirohet nga forcat fashiste!

Në kohën kur ideologjia e kuqe kishte mbërthyer kombin shqiptar dhe kishte ndrydhur të gjitha shpresat e daljes në skenë të ndonjë prijësi kombëtar, po më 28 Nëntor të vitit 1955 do të lindë Komandanti Legjendar, Adem Jashari.

Më 20 Nëntor të vitit 1972 në Tiranë do të nisë punën Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe me ç’rast do të bëhet unifikimi i gjuhës sonë letrare.

Më 28 nëntor 1997 shënohet dalja publike e  UÇK-së dhe fillimi i luftës në Kosovë për t’u çliruar përfundimisht nga okupatori shekullor serb.

Të dashur motra e vëllezër! Sot kemi festën e Flamurit Kombëtar dhe të Pavarësimit të Shtetit Shqiptar! Kjo festë na gjeti duke u pëballur me një nga sprovat më katastrofale natyrore që ka goditur këtë Shtet! Tërmeti apokaliptik na e përgjaku festën! Megjthatë, ky muaj i këtij viti po kurorëzohet me një sukses si rrjedhojë e, pikërisht të kësaj tragjedie natyrore: shqiptarët po dëshmojnë se janë një popull me plotë dhembje, me plotë dashuri, me plotë solidaritet e me gjakë shqiponje e cila, në prag të dorëzimit fatal di të ringritet, të mbledhë forcën dhe të shpërthejë hovshëm në jetën e re.

28 Nëntori i vitit 2019 na gjeti duke i dëshmuar Zotit se sa të fuqishëm jemi në përballimin e dhembjes kombëtare, sa të qëndrueshëm jemi përballë goditjeve edhe natyrore dhe, sa të dashur që jemi për njëri e tjetrin duke u përpjekur bashkarisht në tejkalimin e sprovave. Një komb që e ka të kodifikuar solidaritetin dhe dashurinë kombëtare e atdhetare – nuk ka forcë që mund ta gjunjëzojë!

Muaji nëntor, ndër vite, është edhe muaj në të cilën u lindën shumë personalitete të larta të kulturës shqiptare, të trimave e të heronjëve, siç është muaj edhe i rënies së shumë personaliteteve të Kombit tonë! I bekuar përjetë qëftë Muaji i Nëntori – ky Muaj i Kombit Shqiptar!

Motra e vëllezër, ju ftoj që të këndojmë Fatihanë për të gjithë viktimat nga kjo katastrofë natyrore, ta lusim Allahun Mëshirëplotë për shërim të të lënduarve dhe – le ta falënderojmë Krijuesin Mëshirëpotë për solidaritetin dhe dashurinë që na e ka falur me kaq bollëk.

(Autori është drejtues i Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI të RMV-së)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…