Nga Ministria e Punëve të Jashtme sot kanë hedhur poshtë të gjitha spekulimet se po përgatiten detyrime të reja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Nga MPJ thonë se nuk ka asgjë përtej parimeve të dakorduara në Protokollin e përbashkët të nënshkruara mes dy vendeve.

“Lidhur me spekulimet e paraqitura në opinion për gjoja dokumente të reja të përbashkëta midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, na lejoni të informojmë se Ministria e Punëve të Jashtme po e ndjek nga afër procesin e formimit të Qeverisë teknike të Republikës së Bullgarisë dhe zhvillimin e politikave të brendshme dhe të jashtme, me ç’rast inkurajon fokusi i rëndësishëm që i kushtohet marrëdhënieve tona dypalëshe si një element i rëndësishëm edhe i qeverisë së re”, thonë nga MPJ.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ish-deputetja e PE-së: Lëvizja e kufijve në Ballkan do të ishte shkatërruese – Lajçak s’duhet ta nxisë njërën palë që të heqë dorë

Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka deklaruar se pret nga Miroslav…

Lajçak takohet me Reeker, bisedojnë për aktivitetet në Ballkanin Perëndimor

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,…

Navalny e quan Putinin një “gënjeshtar”

Politikani opozitar i burgosur në Rusi, Aleksei Navalny, ka thënë se presidenti…

Tre viktima dhe 74 raste të reja me Covid-19, shërohen 90 pacientë

Tre viktima, 90 të shëruar dhe 74 raste të reja është bilanci…

Sot Këshilli i Sigurimit të OKB-së flet për Kosovën

Sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mbahet mbledhja e…