Rusia publikoi statistikë të re për pjesëmarrje të, siç i quan, mercenarëve të huaj që luftojnë në anën e Ukrainës. Maqedonia e Veriut është ndër vendet nga të cilat vijnë mercenarët në Ukrainë. Sipas listës së Ministrisë ruse të Mbrojtjes, që nga fillimi i luftës, në anën ukrainase kanë luftuar 79 shtetas të Maqedonisë së Veriut, prej të cilëve 26 janë vrarë, 21 janë kthyer, ndërsa 32 persona nga vendi ende janë aktivë në front. Nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë thonë se nuk kanë informacione për pjesëmarrjen eventuale të shtetasve të Maqedonisë së Veriut në luftën në Ukrainë, as për shtetas tanë të vdekur në luftë. Shtojnë se vazhdimisht dhe me shumë kujdes e ndjekin situatën, përmes ambasadës në Ukrainë./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kurti: Qytetarët duan një shtet demokratik

“Demokracia ka nevojë për qytetarë aktivë dhe të mirë informuar që marrin…

Erdogan: Putini i gatshëm për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se beson se lideri rus…

Koreja e Veriut mobilizon ushtrinë, rrit gjurmimin mes valës së COVID-19

Koreja e Veriut ka mobilizuar ushtrinë e saj për të shpërndarë medikamente…

Kolonë më shumë se një kilometër në kufirin Maqedoni-Kosovë

Pritje të gjata dhe kolona kilometrike të automjeteve janë parë sot në…

Aktiviteti pajtimtar i Çaushit shtrihet edhe në Turqi

Në redaksinë e portalit Vardar News ka arritur një letër nga Turqia.…