Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë dhënë sqarime në lidhje me gjobat që i marrin për mosmbajtje të maskave në makina, pas reagimeve të shumta të qytetarëve, shkruan Telegraf Maqedoni.

E pyetur nga Telegrafi Maqedoni në lidhje me këtë çështje, nga MPB thonë se ata janë organi përgjegjës për mbikëqyrje të zbatimit të masave për mbrojtje nga pandemia, në kuadër të kompetencave të tyre.

Ndërsa për gjobat në makina ,nga MPB thonë se kjo masë vlen për personat që nuk jetojnë në një bashkësi (amvisëri ose familje).

“Në pajtim me nenin 4 të Dekretit me fuqi ligjore për mbajtje të maskave mbrojtëse për parandalimin e pandemisë COVID-19, Ministria për Punë të Brendshme është organ që bënë mbikëqyrje në zbatimin e rregullave nga ky dekret me fuqi ligjore, në kuadër të kompetencave të saj”.

“Personat që veprojnë në kundërshtim me nenin 2, paragrafin 3, alinea 4, gjegjësisht udhëtojnë me makinë, por nuk jetojnë në bashkësi ose amvisëri dhe nuk mbajnë maska, MPB shqipton gjobë prej 20 eurove në kundërvlerë të denarit, në pajtim me nenin 6 të Dekretit me fuqi ligjore”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndryshe, pas përhapjes së sëmundjes COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, Qeveria vendosi që mbajtja e maskës të jetë obligim në zonat e mbyllura dhe të hapura, në të cilat nuk mund të mbahet distancë fizike prej së paku dy metrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…