Skandali me thirrjet telefonike nga vendet e huaja po vazhdon. Telefonatat dyshohet të vijnë kryesisht nga vendet si Lituania dhe Estonia, ndërsa shumicën e rasteve mbartin prefiksin +370 (668), +370 (669), +48 780, +881. Nga MPB thonë se janë të njoftuar me rastet dhe se së bashku me operatorët po punojnë për  tejkalimin e problemit.

Ministria e  Punëve të Brendshme – Sektori për krim kompjuterik është i njoftuar me këtë dukuri dhe është realizuar kontakt me operatorët e shërbimeve me qëllim të informimit por edhe për parandalimin, për mbrojtjen e qytetarëve. Njëkohësisht njoftojmë se në pjesën e kualitetit të shërbimeve që i ofrojnë operatorët dhe për mbrojtjen e qytetarëve përgjegjës janë vetëm operatorët”-thonë nga MPB.

Nga kompania T-Mobile njoftojnë se dyshohet për sulm kibernetike ndërsa rekomandojnë që përdoruesit e shërbimeve të tyre të mos hapin telefonatat dhe të paraqesin numrat e dyshimtë, në mënyrë që numrat e tillë të bllokohen.

Ky mashtrim ndërkombëtar në botë njihet si “Vangiri” dhe ka origjinë nga Japonia. Por çfarë ndodh nëse i përgjigjeni thirrjes? Ju lidheni me të ashtuquajturat numra premium dhe tentohet që të mbaheni sa më gjatë në linjë. Sa më gjatë të qëndroni në linjë telefonike , aq më e shtrenjtë do të kushtoj thirrja dhe aq më e lartë do të jetë fatura./Alsat/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Seancë e Kuvendit, në rend dite ndryshimet e ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta mbajë sot seancën…

Derkoski: Vonesat, për shkak të orarit të zgjatur të votimit

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tashmë ka shpallur rezultatet e para nga zgjedhjet…

Partitë politike ndryshojnë qëndrimet rreth organizimit të zgjedhjeve

Vazhdon përplasja mes pushtetit dhe opozitës nëse duhet mbajtur ose jo zgjedhjet…

Tensione në seancën gjyqësore për rastin “Monstra”

Pas tetë viteve Haki Aziri dhe Lupço Todorovski i njohur si Radnik…

Tetova me shenja të reja të “komunikacionit”

Gjatë ditës të sotme, një grup i të rinjëve shqiptar kanë mbushur…