Në Teksas shpallet gjendja e emergjencës kombëtare

Stuhia e madhe dimërore që ka prekur një pjesë të madhe të jugut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka çuar në 21 bilancin e të vdekurve. Të paktën katër njerëz humbën jetën pas një zjarri në një shtëpi në Hjuston që zyrtarët kanë deklaruar se mund të jenë shkaktuar nga qirinjtë. Ndërkaq dy burra u gjetën të pajetë përgjatë një autostradë, po në Hjuston pasi besohej se kishin vdekur për shkak të të ftohtit.

Sipas meteorologëve, dimri i acartë ka prekur më shumë se 150 milionë amerikanë. Teksasi është vendi më i goditur, ku energjia elektrike është ndërprerë sërish për shkak të mbingarkesës.

Presidenti Joe Biden shpalli gjendjen e emergjencës kombëtare në këtë shtet për shkak se termometri zbriti në -18 gradë Celsius, më të ulëtat në 30 vite.

Reuters raporton se moti ekstrem pritet të zgjasë deri në fundjavë. Dëbora ka përfshirë Luizianën, Kentakin, Karolinën e Veriut dhe Misurin. Shkencëtarët e kanë lidhur ndryshimin e klimës me një numër në rritje fenomeneve të motit në të gjithë botën, duke përfshirë uraganet, valët e nxehtësisë dhe përmbytjet.

Rrugët kanë ngrirë në një pjesë të madhe të vendit duke shkaktuar qindra aksidente dhe njerëzit janë këshilluar të shmangin udhëtimet. Ndërkohë përveç të ftohtit arktik, shtete të tjera amerikane u prekën nga një tornado.

Tornadoja e fuqishme kaloi Karolinën jugore duke vrarë të paktën tre persona, duke shembur banesat dhe duke thyer pemët dhe shtyllat e energjisë elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…