Zëvëndësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Ballkanin, Gabriel Escobar konfirmoi se në samitin e fundit të Nato-s, nuk u fsheh frika se është e rrezikshme të ndahen informacione me qeverinë e re në Podgoricë.

Zyrtari i lartë amerikan, i cituar nga Euractiv, shtoi se shqetësimi është real dhe publiku malazez duhet të jetë i ndërgjegjshëm për këtë. Escobar i bëri komentet e tij gjatë një lidhjeje me video në forumin 2BS në Budva.

Duke komentuar mbi ndërhyrjen ruse në çështjet e brendshme të këtij vendi, ai u shpreh se Shtetet e Bashkuara e kanë përgjigjen si diplomatike, ashtu edhe politike për t`iu përgjigjur forcave të izoluara që nuk e duan Malin e Zi, sovran dhe demokratik.

Ato forca politike në Mal të Zi që janë pro-serbe duhet të pranojnë që Mali i Zi duhet të jetë demokratik, i pavarur, dhe i kthyer drejt Perëndimit e të qëndrojë si pjesë e NATO-s. Anëtarësimi në NATO dhe procesi i integrimit e kanë bërë Malin e Zi shembull për rajonin në 20 vitet e fundit, dhe për ato parti që me të vërtetë po përpiqen të minojnë këto vlera, ne kemi shumë mënyra për t’iu përgjigjur. Disa prej tyre janë sanksionet, si dhe izolimi diplomatik dhe politik“, deklaroi Escobar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…