Bajram Selmani
Fytyra të djeresitura, të zbehta
Njerëz në pritje, në ankth
dridhen
Dikush i thërret, u afrohet
I lidhë si qenin e zi zonja kësulëkuqe
Dëgjohen kuisjet, urdheri i prerë –
Hesht, mos përdridh bisht –
Në fund të rreshtit ai që më nuk është vetja
Duartroket e bërtet për kot
Ia kërkon hija me republikën e zezë
Çdoherë është në ngutje
edhe kur këmbët proteza i lë në prag të derës
Duhet të mbërrijë në askun
Se ata të parët, i kanë thënë – nisu
I përgjumi gjithnjë ka rënë hundebuzë
Nuk e lënë t’u afrohet,
nuk ia hapin derën, as portën, as …
Bëhu puplë e nisu
Detyrë është të jeshë te të parët,
Te ata që shkuan në harresë
Ec tani, nisu – të presin të harruarit
Që u bënë barrë e kujtesës shterrpe