Bordi drejtues i Odës Ndërtimore në Lidhjen e Odave Ekonomike nuk do ta tërheqë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së moratoriumit për ndërtime në Komunën Qendër. Bordi drejtues i kësaj shoqate biznesi njëzëri ka vendosur se mbeten në qëndrimin e tyre se moratoriumi nuk është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën.

Çdo plan i detajuar urbanistik mund të ndryshohet, vetëm me miratimin e PDU-së së re dhe këtë askush nuk mund ta kontestojë, ligji këtë e lejon. Çdo ligj zëvendësohet me ligj të ri, çdo PDU zëvendësohet me PDU të ri. Korniza e nevojshme për miratimin e PDU-së së re është proces që duhet të definohet qartë- deklaroi Ivica Jaqimovski, LOE.

Një ditë më parë Kushtetuesja vendosi përkohësisht ta heqë moratoriumin për ndërtim në Qendër të cilin e vendosën autoritet komunale në vitin 2017, deri në miratimin e vendimit përfundimtarë për kushtetutshmërinë e tij. Kompanitë ndërtimore nuk heqin dorë nga ideja e tyre që në Qendër të Shkupit edhe më tej të ndërtohet. Ata thonë se gjithkund në botë qendrat e qyteteve janë atraktive për ndërtim. Ndërsa për sipërfaqen e gjelbër prej 30% kur ndërtohet ndonjë objekt, të caktuar me ligj, kompanitë ndërtimore thonë se do t’i ndjekin rrjedhat botërore dhe në të ardhmen më shumë do i gjelbërojnë kulmet e objekteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…