Gjatë seancës së sotme të rastit “Monstra”, ka filluar dëgjimi i “Bombave”. Në një pjesë të bisedës dëgjohet edhe ish ministri për Transport dhe lidhje Milke Janakievski i cili disa here bisedon me ish ministren e brendshme, Gordana Jankullovska.

Në një nga “bombat” të incizuar më 13 prill të vitit 2012 në orën 20:35 minuta, Janakievski bisedon me Kire Boshkov. Bashkëbiseduesi e pyet Janakieskin: “Mos vallë ka ndonjë informatë lidhur me vrasjen e fëmijëve”, ndërsa Janakievski i përgjigjet se është pare me Jankullovskën, ka qenë tek ai, se fëmijët kanë qenë të qetë, nuk kanë qenë kriminel, ndërsa peshkatari nga Cresheva është vrarë pasi ka qenë dëshmitarë i ngjarjes.

“Janë vrarë “rafal” dhe në kokë i kanë gjuajtur, shumë keq. Fëmijët nuk ishin kriminel, por fëmijë të qetë,. Ndërsa ky i moshuari sigurisht është vrarë pasi ka qenë dëshmitarë”, i thot Janakievski bashkëbiseduesit në njërën nga bombat./Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…