Kamerat e sigurisë në jug të Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë bërë “dëshmitarë” të momentit tronditës kur një automjet, i cili ishte duke kaluar kalimin nën nivel (shinat e trenit) goditet nga treni express.

Në video shikohet shoferi i automjetit teksa kthehet në të majtë,  më pas ul shpejtësinë për të kaluar mbi kalimin nën nivel. Por mesa duket ai nuk e ka parë që në ato momente, ishte duke ardhur një tren express dhe si pasojë përplaset forcërisht me të.

Megjithatë, edhe pse makina ka pësuar dëme të konsiderueshme, fatmirësisht shoferi i saj ia arriti t’ia hedhë vetëm me disa gërvishtje të lehta, shkruajnë mediat e huaja.

https://t.co/fIdZ6gnmns

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

OBSH: Kulmi i epidemisë COVID 19, javën tjetër

Zyrtarë të OBSH-së parashikojnë që Italia të arrijë javën e ardhshme kulmin…

Në pjesën perendimore të RMV-së jetojnë 920 mijë banorë, dyfish më shumë se në atë lindore

Sipas analizës së fundit të Ministrisë së pushtetit lokal, Maqedonia e Veriut…

“Amnesty International”: Sulmet e Izraelit kundër civilëve janë krime lufte

Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë (Amnesty International – AI) shprehu “shqetësim të thellë”…

Një i plagosur në Pejë, të shtëna me armë në Çarshinë e gjatë

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtëna me armë që…

Regjistrohen 466 shkelje për mosmbajtjen e maskës

Gjatë 24 orëve të fundit (05/06.09.2020) janë regjistruar 466 kundërvajtje për mosmbajtjen…