Në një kompleks të vogël tregtar në periferinë lindore të Kharkivit, punonjësit e bashkisë po pastronin këtë mëngjes mbeturinat dhe metalet që kishin mbetur pas një sulmit të fundit rus në qytetin ukrainas.

Zhurma e sulmit raketor mund të dëgjohej në të gjithë qytetin e dytë më të madh të Ukrainës pak para mesnatës.

Një supermarket, i cili ishte mbyllur sipas orarit, u dëmtua rëndë, por nuk pati viktima.

Një sulm i mëparshëm – një nga disa që dëgjuam gjatë ditës – vrau një burrë 56-vjeçar dhe plagosi disa civilë të tjerë kur u godit një bllok apartamentesh në Kharkiv, raporton bbc.

Ndryshe, në fillim të këtij konflikti, Kharkiv dhe zonat përreth panë disa nga luftimet më të ashpra ndërsa trupat ruse u përpoqën të merrnin qytetin.

Është vetëm 30 kilometra nga kufiri rus dhe u mbrojt fortë nga trupat ukrainase. Javët e fundit ata ishin në gjendje të shtynin forcat ruse përtej kufijve të qytetit.

Megjithatë, raportet e inteligjencës thonë se Rusia mund të ripërqendrojë përpjekjet e saj ushtarake kundër objektivave në Ukrainën veriore dhe lindore, duke përfshirë Kharkivin, ndërkohë që po përpiqet të konsolidojë territorin e kapur të Ukrainës në rajonin e Donbasit më në jug. /Telegrafi

https://twitter.com/i/status/1534447871700910081

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Konjufca nga Çikatova e Vjetër: Serbisë duhet t’i bëhet një padi për gjenocid

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka bërë homazhe në Çikatovë të Vjetër në 22…

Maqedonia e Veriut në gjendje të jashtzakonshme

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski para pak minutash para selisë së Presidencës,…

Në mungesë të Gruevskit, Ahmeti i gjuan penalltitë!

Projekti “Ndërtojmë 145 salla sportive në shkolla” ishte meritë e VMRO-DPMNE-së, edhe…

Policia po heton vrasjen e dyfishtë në Butel

Policia është duke punuar për zbardhjen e motivit nga përleshja e armatosur…

Tronditje në Perëndim për avionin e Ryanair

Bjellorusia ul avionin dhe arreston gazetarin kritik Fuqitë perëndimore dënuan me forcë…