Një video amatore e realizuar nga një i ri ukrainas, shfaq momentin kur trupat ruse e sulmojnë derisa ai ishte me babanë e tij në veturë dhe po largoheshin nga qyteza Ivankiv në rajonin e Kievit.

Derisa dyshja po bisedonin brenda makinës për ndërtesat e shkatërruara nga sulmet ajrore ruse, në një moment dëgjohen disa të shtëna që babanë e tij e detyrojnë të ndalet në mes të rrugës.

Duke menduar se përfundoi me aq, ata nuk ndërmarrin ndonjë veprim – por më pas fillojnë sërish të shtënat në drejtim të mjetit të tyre, ku disa plumba e godasin babanë e tij e ai vazhdimisht i bënte thirrje të birit të dalë nga vetura dhe të strehohet pas.

Megjithatë kur e kupton se babai i tij është goditur nga plumbat dhe qëndronte i shtrirë në tokë i mbuluar në gjak, i bënte thirrje të mos lëvizë pasi ushtria ruse mund ta qëllonte sërish.

Kur arrin ta strehoj pas veturës, vazhdimisht e pyet nëse ka dhimbje nga plumbat. Madje në një moment i kërkon që ta “mbysë” që të mos e lë të vuaj nga dhimbjet.

“Mos vdis të lutem, babi”, dëgjohet i riu duke i bërë thirrje babait të tij të plagosur, i cili raportohet se disa momente më vonë ndërroi jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Fillon skriningu masiv për Kovid-19

Prej sot fillon skriningu i punonjësve në kopshte, si dhe për kategori…

Coronavirusi – Bosnja dhe Hercegovina strehon migrantët dhe refugjatët që kanë mbetur rrugëve

Migrantët dhe refugjatët nga kantoni veriperëndimor i Una-Sana i Bosnjës dhe Hercegovinës…

Opozita shqiptare dhe Qeveria arrijnë marrëveshje për ligjin e shtetësisë

Arrihet marrëveshje verbale për ligjin e shtetësisë. Nga takimi mes kryeministrit Zoran…

Në Rinas të Tiranës arrin sasia më e madhe e vaksinave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë mëngjesin e sotëm lajmin e…

Bjellorusia e përfshinë Maqedoninë në listën e shteteve armike

Qeveria e Bjellorusisë ka miratuar një listë të vendeve armiqësore dhe rezoluta…