Refugjatët kanë vazhduar të marrin rrugë nga Ukraina drejt Moldavisë, duke e nxitur lideren moldave të bëjë thirrje për ndihmë ndërkombëtare, ashtu që shteti të përballet me këtë fluks.

“Ne kemi tani mbi 270,000 njerëz që kanë kaluar kufirin”, ka thënë kryeministrja moldave, Natalia Gavrilita për transmetuesin britanik, BBC.

“Me shumë se 100,000 njerëz kanë vendosur të qëndrojnë – të paktën përkohësisht. Për një shtet si Moldavia këto janë shifra të larta”.

Moldavia, shtet i vogël me rreth 2.5 milionë banorë, gjendet mes Ukrainës dhe Rumanisë, dhe ka një prej ekonomive më të brishta në Evropë.

Numri i refugjatëve përbën rreth 4 për qind rritje në popullsinë e saj.

Gavrilița ka thënë se qytetarët moldavë janë duke ndihmuar në strehimin e refugjatëve.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për pasojat ekonomike të luftës.. e cila është duke goditur rëndë një shtet si Moldavia, ndër më të varfrit në Evropë. Neve na duhet ndihmë nga jashtë”, ka thënë mes tjerash ajo.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës./Rel

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

VIDEO/ Kërcënim kundër njerzimit, rusët shpërthejnë raketa pranë uzinës më të madhe atomike të Ukrainës

toritetet ukrainase të energjisë atomike kanë postuar video në internet që tregon…

Qindra refugjatë largohen nga Evropa për t’u kthyer në Ukrainë

Qindra njerëz që kishin ikur nga lufta në Ukrainë tani po kthehen.…

Filipçe: Saraj, Çairi dhe Buteli vatrat e reja në Shkup

Ministri Venko Filipçe gjatë pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp tha…

Protestuesit ia ndërpresin fjalën Trendafilovës me fishkëllima

Disa aktivistë të PSD-së ia kanë ndërprerë fjalën kryetares së Dhomave të…

Vrasja në Podujevë: Viktima dhe vrasësi ishin baxhanakë (VIDEO)

Nga vrasja e sotme në malet e fshatit Pakashticë të Podujevës, Klan…