Tanimë është bër e qartë,se Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,nuk i gëzojnë të drejta e barabarta,janë të shtypur dhe te diskriminuar në te gjitha format e mundshme, duke filluar nga përkatësia kombëtare,gjuhsore,fetare, punsimi, kultura e deri tek trajtimi njerëzor i tyre,nga institucionet e këtij shteti artificial,shtet ky i ndërtuar në tokat e pushtuara shqiptare,ky shtet i trajton shqiptarët si fajtorë kujdestarë,sa herë ti duhët kjo gjë,për ngritjen e imazhit dhe interesave te partive sllavomaqedonase,dhe për prezantimin e tyre para bashkësisë ndërkombëtare, si nacionalistë,terrorist e deri në ekstremist islamik, vetëm e vetëm që shqiptarët të prezentohën,si popull primitivë dhe të rrezikshëm për paqen,në Gadishullin Ballkanik dhe atë Evropiane. Rasti më i fundit është ai i këtyre ditëve,denimi i një grupi nga komuniteti shqiptar,grup ky i ndërtuar dhe i montuar në zyrat e DBK-as,njëjtë siç bënte edhe sistemi komunist në vitet 80/90 kur UDB-jaJugosllave i ndërtonte,emërtonte dhe denonte grupe të rinjësh dhe intelektual shqiptarë të pafajshëm,si nacionaliste dhe irredentist,në emër te bashkimvllazrimit,ky rastë në opinion është i njohur si rasti “MONSTRA” ku mbetën të vrarë 4 djem të rinjë,dhe një peshkatar maqedonas, dihet që ky krim makabër, është organizuar dhe kryer nga shërbimet sekrete të këtij shteti,që pastaj të akuzohën dhe linqohën shqiptarët,pjesën e madhe te fajit e ka edhe BDI,sepse ishte në pushtet me VMRO-n në atë kohë,dhe me dashje është bër pjesë e montimëve, dhe vrasjeve për interesat e VMRO-s,edhe sot BDI bëhet pjesë e skenarëve, te interesave te partive sllavomaqedonase,dhe në dëmin e interesave shqiptare në ketë shtet.
Andaj ju bëj thirrje si shqiptarë,deri kur do e bëni jetën e të nënshtruarit,është momenti i fundit,që ti thirrni kokës dhe ta ngreni zërin për të drejtat tuaja,dhe mos të ju manipulojnë dhe friksojnë partitë dhe politikanët e shitur shqiptarë,që punojnë për interesat e huja dhe interesat e tyre personale, duke ju lënë në ketë gjendje te mjeruar.
Kjo tokë dhe ky vend është i juaji,që nga Pellazgët,Ilirët e në vazhdimësi gjer në ditët e sotme në shekullin 21.
Në qoftë se pala tjetër ajo maqedonase,nuk dëshiron ta ruaj këtë shtet,pse duhet ta ruajmë ne shqiptarët,po ta donin sllavomaqedonasit shtetin e tyre,ju trajtojnë ju si shqiptarë dhe të tjerët në ketë shtet,të barabartë,dhe jo të rendit të dytë,dhe të tretë,sepse pa shqiptarët nuk mund të ekzistoj ky shtet.
Ne duhët të kërkojmë që të zbardhën të gjitha rastet e montuara,dhe vrasjet e shqiptarëve,të organizuara dhe ekzekutuara nga shërbimet e këtij shteti,edhe me ndihmën,dhe pajtimin e partive politike shqiptare PPD,PDSH,dhe BDI,që nga viti 1992 e këtej.!
Është momenti i fundit që bashkësia ndërkombëtar,të ndërhyj,e të ndërmarrë hapa konkret,për rregullimin e këtij shteti,ose mos ti akuzoj shqiptarët për pasojat pastaj…!

Sami Ukshini-Sokoli

Shek Hallaçi

Val Zekaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…