Ekipet e shpëtimit po kërkojnë furishëm një helikopter i cili u zhduk në Itali me shtatë persona në bord.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, helikopteri u ngrit nga aeroporti Capannori Lucca Tassignano në Luca dje në mëngjes pasi u aranzhua privatisht dhe do të mbërrinte në destinacionin e tij në Treviso brenda një ore.

Por helikopteri doli nga radari – duke bërë që zyrtarët të ngrenë alarmin.

Një kërkim midis rajoneve të Toscana-s dhe Emilia-Romagna-s u desh të anulohej mbrëmë dhe të rifillonte këtë mëngjes.

Sipas raportimeve lokale, helikopteri po përdorej nga një kompani e quajtur Roto Court, e cila prodhon produkte higjienike dhe kimikate shtëpiake.

Drejtori i kompanisë Giuliano Gelain i tha agjencisë së lajmeve ANSA se ata ishin “të sigurt” se helikopteri nuk u rrëzua pasi nuk u mor asnjë sinjal emergjence.

Ai tha se helikopteri i bartte klientët për në destinacion dhe i kthente dy herë në ditë.

Helikopteri kishte shtatë persona në bord – piloti italian, katër shtetas turq dhe dy libanezë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Debati në Parlamentin Evropian: BE-ja ftohet t’i mbajë premtimet ndaj Kosovës

Në Komisionin e Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme është zhvilluar të…

Ish-komandanti i NATO-s: Nuk ka paqe në Europë me Putin 

Sir Richard Shirreff: Aleanca të sigurojë që konflikti të mos përshkallëzohet Nuk…

Ambasadorët Kim dhe Soreca: Të kënaqur nga pjesëmarrja e lartë në votime

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim dhe ai i BE-së, Luigi…

Një urë Shqipëri- Mali i Zi, plani i Abazoviç: “70 km zëvendësohen me 10

Zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç konfirmoi për një media shqiptare…

Ruskovska: Prona e konfiskuar në rastin “Perandoria” kushton 32 milionë euro

Prokurorja Vilma Ruskovska theksoi se prona që u konfiskua në hetimin për…