Ekzistojnë organizata të cilat jo vetëm që e synojnë trendin, por edhe e prodhojnë trendin. Organizatat e këtilla zakonisht ndërlidhen me fushën e industrisë zbavitëse audio-vizuale, por edhe me krijimtarinë e përgjithshme. Veprimtaria e këtyre organizatave, sipas teorive bashkëkohore, quhet “industria kreative”! Këto organizata audio-vizuale, nuk e kanë qëllim parësor informimin, madje as “edukimin politik” të shoqërisë! Përtej kësaj, ato synojnë kopjimin apo imitimin e trendeve botërore, por, mbi të gjitha, angazhohen edhe për krijimin e trendeve origjinale. Organizatat në fjalë zhyten thellë në fushën e kulturës dhe mundohen që përmbajtja e produksioneve të tyre të ndikojë në ngritjen dhe përhapjen e stileve artistike e kulturore.
Pa dyshim, misioni i tyre është kryekëput kombëtar, ndërsa ky mision më së lehti përçohet përmes prodhimit të produkteve kulturo-artistike.
Po, shembull tipik i një organizate të tillë është, pa dyshim, “Top channel”, kompani mediatike-kulturore e paarrtishme në botën shqiptare dhe më gjerë! Deri më sot ka kryer misione shumë më të fuqishme kombëtare se sa Institucionet kombëtare të shteteve tona! Sinkronizimi i emisioneve, dokumentareve, filmave për fëmijë, prodhimet origjinale për fëmijë, emetimi i prodhimeve përmes tv-platformës së vet, jo vetëm që kanë ndikuar në sensiblizimin e gjeneratave të reja për gjuhën shqipe, por kanë ndikuar në mënyrë brilante në mësimin dhe kultivimin e shqipes së unifikuar tek brezat e rinj. Pothuajse pëllëmbë për pëllëmbe e ka prezantuar tokën shqiptare me të gjitha perlat e saj kulturore, arkeologjike, etnografike, mitike-historike dhe, krejt në fund, mrekullitë turistike të tokave shqiptare. Këto prodhime, përveç misionit informativ kanë pasur synim që ta shtojnë dhe ta ngrenë sa më lartë ndjenjën patriotike, dashurinë për komb e për vlerat tona të pacenueshme kulturo-kombëtare.
Pa dyshim, si të gjitha organizatat audio-vizuale në botë, të cilat synojnë të përcjellin dhe të krijojnë trende të reja, edhe Top-i si dhe Klan-i e Vizion Plus-i i ka dhënë hapësirë sapun-programeve, jo për shkak të përmbajtjes apo realizimit artistik, sa për të përcjellë stile të reja të të jetuarit, stile të reja të të ushqyerit, të grimit, të flokëve, të veshjeve, të mënyrës së të ushqyerit etj., që, në fakt, shpërfaqin brumin e kulturës bashkëkohore të një shoqërie! Megjithatë, këtë synim e ka përçuar edhe përmes prodhimeve të veta origjinale dhe tërësisht shqip.
“To channel” për ta realizuar këtë synim, i është dashur të punësojë dhjetëra aktorë më të mirë të kombit, regjisorë, dramaturgë, shkrimtarë, modelistë, dizajnerë, këngëtarë, të bashkëpunojnë me figura më të ndritshme kombëtare nga fushat e ndryshme artistike, duke u dhënë hapësirë për emisione të ndryshme, duke i ftuar si fytyra mbrojtëse të brendeve të ndryshme kombëtare etj. Natyrisht, kjo organizatë vizive, duke e kuptuar shumë qartë se vepron në një hapësirë tregu, ku mund të ndjehet edhe konkurrenca e organizatave të ngjashme, vazhdimisht e ka ndjerë si obligim por edhe si detyrim që të gjurmojë e të sjellë forma të reja, por edhe përcaktime stilistikore që do të ndikojnë pasivisht, duke u shndërruar në përçues të trendeve të reja!
Organizatat e këtilla vizive, si Top-i, Klan-i, Vizion Plus-i, me një përkushtim respektiv ndaj kulturës, gjithnjë mëtojnë të kapin stilin elitar, aq shumë të dëshiruar, të të jetuarit. Deri më sot, në shumë shoqëri ia kanë arritur synimit të vet, duke u përfshirë në korporatat që merren me përcjelljen dhe krijimin e trendeve. /HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Praktikat e së kaluarës të papërshtatshme për zhvillimin e kulturës sot

Midis nesh Edhe pas tridhjetë vite komunizëm, populli shqiptar akoma duket i…

Midis nesh / KUR INJORANTËVE U PËLQEN VETJA!

Keqpërdorimi i demokracisë, duke e shndërruar atë në një anarki të çuditshme,…

HOXHË MAXHERJA – NJË FIGURË E NDRITSHME ATDHETARE

Monografi Këto ditë doli nga shtypi monografia “Hoxhë Maxherja – figurë e…

Pse financohen festivalet teatrore!

Midis nesh Festivalet teatrore te ne, pa dyshim që janë “produkte” të…

Paçavuret intelektuale që shiten si “manifest kombëtar”

Letër nga Shkupi Në Maqedoninë e Veriut ka kohë që funksionon një…