Përhapja e propagandës ruse në rajonin e Ballkanit dhe rreziku nga një fenomen i tillë e ka nxitur emisarin special dhe koordinatorin për Qendrën Globale të Angazhimit, James Rubin, të emëruar enkas për këtë punë, të realizojë një vizitë në Ballkan. Megjithatë, p në këtë vizitë të tij ka anashkaluar Serbinë, vendin përkrahës të Putinit dhe burimin kryesor në rajon të propagandës së Moskës.

Por përse një vendim i tillë i ish-ndihmëssekrtarit amerikan?-Lidhur me këtë ai ka folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ku edhe ka treguar se për shkak të situatës aktuale politike dhe për shkak të angazhimit të tij në vitet e 90-ta nuk mendon që është diplomati i duhur amerikan për të vizituar Serbinë.

Rubin ka qëndruar në Kosovë, edhe pse zyrtarisht nuk është njoftuar se do të vizitojë Kosovën. Nuk ka pasuar as takime me zyrtarë të vendit.

“Nuk do të udhëtoj në Serbi me këtë rast. Shikoni, unë jam realist. E di se, duke marrë parasysh të kaluarën time, unë nuk jam ndoshta diplomati më i mirë për t’u takuar me zyrtarë të Qeverisë serbe. Unë jam në dijeni për realitetet e rajonit. Nga ana tjetër, ne kemi një mundësi tani – dhe mund të flasim për këtë në një minutë – ku Serbia dhe Kosova mund të fillojnë t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre dhe ne t’i lëmë pas disa nga këto padrejtësi të së kaluarës”, ka thënë James Rubin për REL.

Në këtë intervistë edhe vetë Rubin e ka konstatuar se pjesa më e madhe e dezinformimit vjen nga Serbia.

 “Unë mendoj se i gjithë rajoni është i cenueshëm në përgjithësi ndaj problemit, sepse mediat përhapen gjerësisht në rajon nga shumë vende të ndryshme. Natyrisht, një pjesë e madhe e saj vjen nga Serbia. Dhe, ky është një problem i madh që duhet të adresohet.

Por, qeveritë e tjera në Mal të Zi, në Maqedoninë e Veriut, duhet t’i parandalojnë ose të përpiqen t’i parandalojnë këto gënjeshtra që të përhapen, duke përdorur çdo mjet që munden. Ne do të donim të shihnim që ato krijojnë njësi qeveritare, që mund të fillojnë ta shqyrtojnë dhe analizojnë këtë problem, në mënyrë që ne të mund të përpiqemi ta ndalojmë atë”, ka thënë ai.

Aktualisht ambasador në Beograd është Christopher Hill, një diplomat që bashkë me James Rubin kishin qenë të angazhuar në zhvillimet në rajon gjatë viteve të 90-ta në Kosovë dhe Serbi.

Nuk dihet nëse rrethanat aktuale, klima në dialogun Kosovë-Serbi, ka mundur të jetë edhe arsyeja pse Rubin ka kursyer Serbinë në këtë momentum./Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Policia Financiare bastisë Komunë e Tetovës

Prej në mëngjes Policia Financiare ka hyrë në objektin e Komunës së…

Gjukanoviq mbështet qeverinë e pakicës, Abazoviq pritet të bëhet kryeministër i Malit të Zi

Partia Demokratike e Socialistëve të Malit të Zi ka pranuar të mbështesë…

Prokuroria: Vrasësit ishin me maska, punohet për t’i kapur

Prokurori publik kujdestar bash kë me policët,sonte kanë kryer hetim në objektin…

Sondazhi nga Pyper: 66% e qytetarëve mendojnë se stabiliteti politik në Kosovë do të arrihet përmes zgjedhjeve të reja

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim…

Serwer: Djegia e veturave në veri të Kosovës bëhet me miratimin e Beogradit

Njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe profesori i Universitetit “John Hopkins”…