Qeveria miratoi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike. Të njëjtin pritet ta dorëzojë në Kuvend. Nëse teksti dorëzohet deri të mërkurën, kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi cakton seancën për leximin e parë të hënën e ardhshme.

Nëse propozimi i tillë gjatë ditës ose eventualisht nesër arrin në Parlament, nuk ka dyshim se Parlamenti do t’i zbatojë obligimet e veta. Nëse vjen brenda këtyre dy ditëve, 29 korriku është dita kur mund të thërras seancën për shqyrtimin, nëse jo shëndosh pas pushimeve- deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

Në rast se ekziston konsensusi politik, ligji mund të miratohet në fund të muajit gusht.

Ligji mund të kalon deri në fund të gushtit. Nuk ka nevojë të shkojë deri më 15 shtator. Por kjo nuk varet nga procedurat dhe afatet në Kuvend. Ajo varet nga konsensusit që duhet ta kenë arritur partitë politike të cilat do duhet të debatojnë këtu. Nëse nuk ka konsensus, ata mund të debatojnë me javë, me ditë me amendamente dhe të tej zgjatet procedura. Në kontekstin formal, askush nuk mundet thotë se çka dhe deri kur mund të përmbyllet. A mundet edhe më shkurt? Po mundet nëse ka konsensus paraprak- pohoi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.

Në propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike, Qeveria ka paraparë që të gjithë të punësuarit në Speciale të sistemohen në Prokurori për krim të organizuar. Opozita kundërshton një gjë të tillë. Sipas VMRO-DPMNE-së, lista e të punësuarve duhet shqyrtuar me qëllim që të mos paraqitet konflikt interesi. Grupi i deputetëve të pavarur nga VMRO-DPMNE-ja për gati një javë hesht ndaj propozimit të Qeverisë edhe pse në fillim kishte kërkuar përfshirje në bisedime dhe miratim me konsensus. Derisa Qeveria pret që propozimi të futet në procedurë parlamentare, opozita po bën shqyrtimin përfundimtar të propozimit për Prokurorinë Publike dhe fatin e Speciales.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…