ATSH-DPA/ Ministrja e Jashtme britanike Liz Truss i ka bërë një thirrje Rusisë për t’i dhënë fund aktivitetit të saj keqdashës ndaj Ukrainës, ndërsa NATO ka paralajmëruar Moskën se do të paguante një çmim të madh nëse sulmonte fqinjin e saj.

Sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, tha se, “rreziku i konfliktit është real nëse Rusia nuk ul tensionet dhe nuk i jep fund veprimeve të saj agresive.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s zhvilluan bisedime virtuale të premten ku diskutuan grumbullimet e trupave ruse pranë kufirit, përpara një jave absolutisht kritike për paqen dhe sigurinë në Evropë.

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të mblidhen në Gjenevë të dielën në një përpjekje për të zbutur krizën përpara se ajo të përshkallëzohet në një konflikt të plotë ushtarak.

Stoltenberg tha se ndërsa gatishmëria e Rusisë për të ardhur në tryezën e bisedimeve ishte një sinjal pozitiv, ata duhet të përgatiteshin për mundësinë që bisedimet edhe mund të dështonin.

“Rreziku i konfliktit është real. Veprimet agresive të Rusisë minojnë sigurinë në Evropë. Është një sinjal pozitiv që Rusia është e përgatitur të vijë në tryezë dhe të bisedojë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Dhëndri i Jelcinit jep dorëheqje nga roli i tij si këshilltar i Vladimir Putinit

Valentin Yumashev, dhëndri i ish-udhëheqësit rus Boris Jelcin, i cili ndihmoi Vladimir…

Bjellorusi – qindra persona i bashkohen protestave globale në shenjë solidariteti

Qindra njerëz në Poloni dhe Lituani u mblodhën për protesta të shtunën…

Zjarrfikësit e Shkupit kanë ndërhyrë në 8 raste gjatë ndërrimit të viteve

Njësiti Territorial i Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit gjatë mbrëmjes…

Policia patrullon para shtëpisë së Jankullovskës, bashkëpunëtores së afërt të Gruevskit

Pas arratisjes së Nikolla Gruevskit, policia tani po ndërmerr masa dhe e…