Ministrja e përkohshme e Zhvillimit Rajonal të Bullgarisë, Violeta Komitova, komentoi për BNT se ka diçka shumë të çuditshme, e ajo është se zjarri shpërtheu shumë shpejt dhe u përhap, gjë që ndodh në raste shumë të veçanta.

“Aksidenti me autobusin maqedonas kombinohet me zjarr. Shpërthimi është më i rëndë se zjarri, sepse nuk ka kohë për të reaguar”, shtoi Komitova, eksperte për mbrojtjen e objekteve nga zjarri.

Ajo tregon se rrethanat kanë qenë përplotë me elementë shpërthyes.

“Zjarri në autobusin e “Besa Trans” ka prekur objekte që janë djegur shumë shpejt dhe nuk ka pasur kohë për reagim nga pasagjerët. Të krijohet përshtypja se shoferi nuk ka tentuar të zbresë nga autobusi, megjithëse ka pasur më shumë kohë për t’u evakuuar nga autobusi. Shoferi e njihte këtë rrugë sepse udhëtonte çdo javë. Fatkeqësisht, raporti nga inspektimi nuk është kompletuar”, sqaroi ministrja për zhvillim rajonal të Bullgarisë.

Gardhi i sigurisë rrugore, thotë Komitova, është bërë sipas një projekti të vitit 2002, që nuk do të thotë se është jashtë normave, duke shtuar se në kohën kur është ndërtuar ka qenë sipas rregullave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…