Ministria e Shëndetësisë kumtoi se gjatë ditës së djeshme, qytetarët të cilët kanë gjeneruar certifikatë EU për vaksinim përmes vakcinacija.mk, duhet të gjenerojnë të re përmes ueb portalit. Bëhet fjalë për protokoll të sigurisë me çka u parandalua përdorimi i certifikata të rrejshme EU, me emra të rrejshëm dhe të dhëna të rrejshme.

Të gjitha vendet që kanë implementuar EUDCC, siç ceket, po përballen me sulme të vazhdueshme të sistemeve të tyre nga palë të treta, malicioze. Mes tyre është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.

Si pjesë e një sulmi të këtillë të sistemit, dje, palë të treta arritën të gjenerojnë katër certifikata të rrejshme EU, me emra dhe të dhëna personale të rrejshme, ndërsa në certifikatë shkruante se të njejtët kanë marrë vaksinë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në certifikatat e rrejshme EU nuk ishin shkruar emrat dhe të dhënat e shtetasve tanë. Të dhënat personale të qytetarëve tanë janë të sigurta dhe siguria e tyre nuk është shkelur, e njëherit, siguria e sistemeve është rritur dhe po ndiqet në mënyrë aktive si dhe po përmirësohet, që kontribuon në të ardhmen të evitohet një rast i këtillë, informojnë nga Ministria dhe theksojnë se ekipe të tyre janë në komunikim të vazhdueshëm me ekipet për siguri kibernetike që e mbështesin infrastrukturën e EUDCC, angazhuar nga Komisioni evropian.

Me qëllim të anulimit të certifikatave të rrejshme dhe sigurimit të mbrojtjes së shtuar, certifikatat EU të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë gjeneruar sërish. Secili qytetar, në mënyrë shumë më të thjeshtë, për më pak se një minutë, mund ta marrë certifikatën e vet EU përmes qasjes në portalin vaakcinacija.mk, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë dhe shtojnë se nuk bëhet fjalë për gjenerim apo tërheqje nga përdorimi i Certifikatës nacionale për vaksinim, por për gjenerim të certifikatës EU, e cila gjithashtu mund të merret në vakcinacija.mk si dhe CommonPass.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Krematoriume artificiale në Indi, digjen masivisht trupat e viktimave të coronavirusit

India të hënën urdhëroi forcat e armatosura të ndihmojnë spitalet, të mbingarkuara…

Ish-komandanti i UÇK-së: Në batalionin tim i kam pasur 250 ushtarë, tash numri ka shkuar në 600

Aziz Bici, këshilltar i kryeministrit për Kategoritë e Dala nga Lufta e…

LSDM: VMRO-ja do të mbahet mend si bllokuesja më e madhe për vitin 2019

Nga LSDM njoftojnë se mund të konstatohet se VMRO-ja do të mbahet…

Alarmi amerikan: Në Haiti mund të ketë mijëra viktima nga tërmeti

Ndonese jane raportuar provizorisht 227 viktima, Instituti amerikan i Gjeoshkences ben te…

Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare

Lideri I VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot ka kërkuar formimin e një qeverie…