Ministria e Drejtësisë i dërgoi shkresë presidentit Stevo Pendarovski, partive parlamentare, Ministrisë së Jashtme dhe Sekretariatit për Çështje Evropiane, të propozojnë anëtarët e tyre në grupin punues për ndryshimet kushtetuese. Janë ftuar edhe ekspertë që e njohin kushtetutën.

“Në interes të përmbushjes së detyrimit tonë që buron nga korniza negociuese e miratuar nga 27 shtete anëtare të BE-së, nevojitet bashkimi politik për të garantuar perspektivën evropiane të vendit tonë. Për këtë është e nevojshme të caktohet një përfaqësues që ka njohuri në fushën e së drejtës kushtetuese dhe që do të marrë pjesë aktive në grupin e punës gjatë hartimit të ndryshimeve kushtetuese”, njoftojnë nga ministria E Drejtësisë.

Në vend që të marrë pjesë në grupin punues, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kërkoi që për propozimin e partisë së tij për ndryshimin e Kushtetutës sipas modelit kroat të krijohet konsensus publikisht dhe në takim liderësh. Ai thotë se grupi punues i Ministrisë së Drejtësisë do të nevojitet pasi të votohet nevoja për ndryshimin e Kushtetutës, që është hapi i parë i procesit dhe jo tani.

“Pa fshehur asgjë nga opinioni. Këtu themi hajde zotërinj, merrni guximin të ulemi dhe ta kryejmë punën. Siç është preambula kroate në Kushtetutën kroate, ashtu ta bëjmë preambulën në Kushtetutën tonë maqedonase. Jemi në dispozicion, ja publikisht, nuk kemi asgjë për të fshehur. Dëshironi duel? Do të flasim në duel. Dëshironi takim liderësh? Do të flasim në takim liderësh”, tha Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Nga ana tjetër, për kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, nuk mund të bëhet paralele me Kroacinë. Taravari thotë është për paralele por me Zvicrën apo Belgjikën.

Maqedonia nuk krahasohet me Kroacinë. Atje kroatët janë më shumë se 90%, këtu maqedonasit janë 54%, shqiptarët 30%.Nëse e krahasojmë, duhet ta krahasojmë me Zvicrën apo Belgjikën, të cilat kanë një konfigurim të ngjashëm me Maqedoninë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kritikohet qasja e Edi Ramës ndaj Kosovës

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka komentuar qëndrimin e kryeministrit të…

Kurti emëron Andin Hotin Kryesues të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Andin Hotin,…

Dy ushtarë rusë pranojnë fajësinë për krime lufte

Dy ushtarë rusë kanë pranuar fajësinë për krime lufte në gjyqin e…

Supozohet se ShBA-së e NATO-s i rrodhën dokumente sekrete për Ukrainën, nisin hetimet

Pentagoni është duke hetuar disa dokumente që supozohet të jenë të klasifikuar…

Zbardhet LISTA e plotë/ Kush janë 50 deputetët që firmosën për të nisur procedurat për shkarkimin e Ilir Metës

50 deputet kanë firmosur për të nisur procedurat për shkarkimin e presidentit…