Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka inspektuar trupat dhe pajisjet ushtarake në distriktin ushtarak jugor të Rusisë gjatë së premtes, ka njoftuar ushtria ruse.

Ky inspektim i tij ka ardhur pas një përplasjeje publike me kreun e grupit ushtarak privat, Wagner.

Përmes një deklarate thuhet se Shoigu ka udhëzuar “të mbahen nën kontroll të posaçëm çështjet e furnizimit të vazhdueshëm dhe ritmik të grupeve të trupave në zonat e operacionit special ushtarak me të gjitha armët dhe pajisjet e nevojshme ushtarake”.

“Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gjeneral Koloneli A. Kuzmenkov, i cili është përgjegjës për mbështetjen materiale dhe teknike të Forcave të Armatosura Ruse, i prezantoi gjeneralit të ushtrisë Sergei Shoigu grupe të reja tankesh moderne, mjete të blinduara luftarake, pajisje speciale dhe mjete motorike të furnizuara nga ndërmarrjet e kompleksit ushtarak-industrial për të furnizim të grupeve dhe forcave ruse”, ka njoftuar kjo ministri.

Vizita e Shoigut pasoi pas disa deklarave zemëruese të shefit të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, i cili ka akuzuar drejtpërdrejt Shoigun dhe udhëheqjen ushtarake ruse për përgjegjësinë për dhjetëra mijëra viktima të grupit për shkak të mungesës së furnizimit me municion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Përmbytjet në SHBA, të paktën gjashtë të vdekur në New York dhe New Jersey

Të paktën gjashtë persona raportohet se kanë vdekur pasi stuhia tropikale Ida…

Pritet të hapen 9 korridore humanitare në Ukrainë

Nëntë korridore humanitare janë rënë dakord për t’u hapur ditën e sotme…

ASH: A po bëhet Qeveria strehimore e njerëzve që merren me drogë?

Edhe pse në kohë pandemie, kur pothuajse gjithë fokusi po bie mbi…

Kina fut në izolim 27 qytetet për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19

Kina ka futur masa bllokimi në dy qytetet e saj më të…

Protestat në Hungari vazhdojnë për të pestën ditë, zemërim ndaj ndryshimeve tatimore të Orbanit

Mijëra njerëz protestuan në Budapest të shtunën për të pestën ditë radhazi…