Ministri rumun i Mbrojtjes, Vasile Dinku, sot ka dhënë dorëheqje, duke përmendur si arsyetim problemet në bashkëpunim me presidentin e vendit Klaus Johanis, komandantin suprem të forcave të armatosura të Rumanisë.

Dinku, kryetar i partisë Socialdemokrate që njëherit është në pushtet, ka dhënë dorëheqje një ditë pas deklaratës kontroverse, se bisedimet me Rusinë janë shansi i vetëm i Ukrainës për arritjen e paqes, qëndrim ky që dallon nga qëndrimi zyrtar i Rumanisë.

Ministri i Mbrojtjes, i cili këtë funksion e ushtroi për më pak se një vit, njoftoi në Facebook, se ia ka dorëzuar dorëheqjen Johanisit dhe kryeministrit Nikolaeu Chuki.

Dinku tha se dorëheqja e tij është e parevokueshme, me qëllim që procesi i  vendimmarrjes në programet ushtarake të mos rëndohet, dhe “të mos bllokohen një sërë projektesh tejet të nevojshme për funksionimin” e ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë.

Kujtojmë që Rumani, është anëtare e BE-së dhe NATO-s që kufizohet me Ukrainën.

Në Rumani gjendet grupe të ushtarëve ndërkombëtarë, dhe sisteme të mbrojtjes kundërajrore të Aleancës Veri-Atlantike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Boris Johnson ‘më i bindur se kurrë’ se Putini do të dështojë

Duke folur në konferencën e Konservatorëve Skocezë në Aberdeen këtë pasdite, kryeministri…

Ky është mërgimtari që i dha 100 mijë euro për fondin “Kurti”

Fondi Emergjent i Qeverisë për Covid-19 sot ka pranuar edhe 100 mijë…

Scholz dënon sulmin në Berlin që la një të vdekur dhe 31 të plagosur

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka dënuar sulmin e së mërkurës në një…

Vrasja e Kudret Saliajt nga ish-vjehrri në Tiranë, ‘fundoset’ edhe ish-gruaja e tij, Klodiana Lala zbardh deklaratën e djalit të tyre të madh dhe të avokatit: Nëna na…

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detajet e dyshimta nga Prokuroria për vrasjen…

Biden kërkon ashpërsim të ligjeve për armët

Duke thënë “Mjaft, mjaft”, presidenti amerikan, Joe Biden, i bëri thirrje Kongresit…