Akuzat për korrupsion dhe dyshimet për abuzim me detyrën, të zbuluara nga shtypi kroat detyruan ministrin e Administratës Publike, Lovro Kusheviç të japë dorëheqjen.

Përveç largimit si minister, Kusheviç largohet edhe nga zyra e sekretarit politik të Unionit Demokrat Kroat (HDZ, konservatorë) të kryeministrit Andrej Plenkoviç.

“E konsideroj veten përgjegjës politikisht dhe jam i vetëdijshëm për këtë perceptim negativ të medias që krijohet rreth emrit tim, i cili u bë një barrë për qeverinë”, theksoi ish-ministri duke pretenduar se ishte “krenar për punën e bërë”.

Në javët e fundit shtypi kishte zbuluar një seri të vendimesh të dyshimta që Kusheviç kishte marrë kur ai ishte kryetar i bashkisë së vogël të një ishulli.

Ish-ministri kishte spekuluar me tokën dhe ndërtesat duke lehtësuar transformimin e zonave bujqësore në tokë për ndërtim, në disa raste në pronësi të tij apo të bashkëshortes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kokaina në Krushopek ka qenë kurth për kapot e drogës

Mediat në rajon raportojnë për aksionin masiv policor, me të cilin u…

Fjalë fyese mes ish prokuroreve të PSP-së

Fyerjet e rënda që Katica Janeva i tha në sallën e gjyqit,…

Lirohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetikë informon se ka marrë vendim për ulje të…

Taravari: LSDM-ja hesht për kaubojt e BDI-së dhe sulmon komunat e ASH-së

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe njëherazi kryetar i Komunës…

Tevdovski nuk dëshiron të bëhet këshilltar i Zaevit

Dragan Tevdkovski, i cili mbrëmë u shkarkua nga pozita e ministrit të…