Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto ka folur për situatën e luftës në Ukrainë gjatë një takimi me homologun francez, Sebastien Lecornu.

“Është e rëndësishme që ushtria e Italisë dhe Francës të bashkëpunojnë rreth të ardhmes. Ne kemi trajtuar një sërë çështjesh duke filluar nga fronti lindor dhe çfarë po ndodh në Ukrainë.

Ne kemi rënë dakord që lufta e nisur nga Rusia është kërcënimi më serioz për paqen dhe stabilitetin e Evropës që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore”, tha ministri italian.

Gjatë një deklarate për mediat, Crosetto foli rreth mundësisë së një ofensive të re ruse, raportoi Ansa.

“Lufta e Tretë Botërore mund të nisë në momentin që tanket ruse të arrijnë në Kyiv, dhe në këtë mënyrë edhe në kufijtë e Evropës”, tha ministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Vëllau i Komandat Sokolit i komenton Bujar Osmanit: “Eh more Bujar udbashi…”

Zëvendës kryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani, ka paralajëmruar se do ta vizitojë…

Zelensky do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë më 3 maj

Presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky, do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë më 3…

Kush po tenton ta retushojë librin shkencor “Shqiptarët e Maqedonisë”

Më vitin 1992, historianë e shkencëtarë nga mbarë bota shqiptare u mblodhën…

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së…

Moldavia mbyll përkohësisht hapësirën ajrore

Ish-republika sovjetike ka mbyllur hapësirën e saj ajrore, sipas Air Moldova. Kjo…