Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur sot në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Pritja e ambasadorit Sakar bën pjesë në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e korit diplomatik në Kosovë, transmeton klankosova.tv.

Ministri Mehaj në këtë takim falënderoi dhe shprehi mirënjohje ndaj Republikës së Turqisë për përkrahjen që i ka dhënë FSK-së.

“E falënderova ambasadorin Sakar për vizitën e tij dhe i shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për Republikën e Turqisë, për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së”, tha Mehaj.

Kurse ambasadori turk shfrytëzoi rastin që në këtë takim t’i përcjellë Mehajt urimet për marrjen e detyrës së ministrit.

Ndër të tjera, të dy u pajtuan që bashkëpunimi  në nivel të Ministrive të Mbrojtjes të fuqizohet edhe më tej në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…