Shefi i diplomacisë ukrainase Dmytro Kuleba, ka akuzuar sërish Rusinë për krime tjera të luftës.

Pas sulmit rus në Kryvyi Rih, ku u goditën ndërtesat kolektive, ka reaguar ministri i Jashtëm ukrainas.

Ai theksoi se ky sulm është një krim tjetër lufte dhe akt i terrorit, duke u zotuar se asnjë nga këto krime nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar.

Forcat ruse kishin për qëllim të godasin infrastrukturën civile në këtë qytet, ndërsa zyrtarisht vazhdimisht pretendojnë se kanë për objektiv infrastrukturën ushtarake.

Në anën tjetër veprimet e ushtrisë së Kremlinit e dëshmojnë krejt të kundërtën. Ata vazhdimisht bombardojnë e granatojnë qytetet ukrainase pa zgjedhur mjete, ku në shumicën e rasteve e pësojnë civilët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Në Kuvend e RMV sot seanca do të mbajnë Komisioni për çështje…

Kontrabandë me emigrantë, arrestohen dy persona nga Tetova

Në Gjevgjeli janë arrestuar dy persona për kontrabandë me emigrantë, përcjell TV21.…

Ukraina merr sisteme të mbrojtjes raketore me rreze të shkurtër nga Mbretëria e Bashkuar

Gjashtë sistemet e para të mbrojtjes ajrore Stormer HVM (raketë me shpejtësi…

Buja: “Panda” u inskenua nga serbët, për të justifikuar maskarat

Ramë Buja, asokohe në anëtar i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, thotë…

PALIMPSEST PËR LUBOTENIN

Në shiritin e kohës (E shkruar dhe botuar në vitin 2013) Nga…