Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, po qëndron për vizitë në Kosovë.

Çavusoglu ka arritur dje në vendin tonë, ku është pritu nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Gërvalla dhe Çavusoglu sot edhe zyrtarisht do të kenë takim së bashku. Pas takimit siç është bërë e ditur të dy ministrat do të mbajnë një konferencë për media.

Kurse, në orën 11:00, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas takimit do të ketë komunikatë për media.

Ministri i jashtëm turk me të arritur në Kosovë ka shkruar se ndalesa e fundit e vizitës së tij në Ballkan është “në Kosovën miqësore dhe vëllazërore”

“Jemi në Kosovën miqësore dhe vëllazërore, ndalesa e fundit e vizitës sonë në Ballkan”, ka shkruar në Twitter Çavusoglu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

VV: Thaçi mos të kërkojë emra të rinj për kryeministër, jemi të fokusuar në pandeminë

Presidenti Hashim Thaçi dje tha se nga e hëna do të nisë…

Suedia s’pranoi të mbyllej gjatë pandemisë, por pati performancën më të mirë ekonomike

Ekonomia e Suedisë ka performuar më mirë se pjesa më e madhe…

Vazhdon numri rekord i të infektuarëve me Covid-19 në Indi

Të infektuarit me Covid-19 në Indi po vdesin në shtretër jashtë spitalit,…

Kurti kërkon sërish që Greqia ta njohë pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim njoftues shefen e Zyrës…

Policia konfirmon: Një i plagosur në Dardani, i dyshuari i identifikuar në kërkim

Në lagjen Dardania të Prishtinës sot rreth orës 15 e 30 është…