Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian ka thënë se Shtetet e Bashkuara i dërguan Iranit dy mesazhe në lidhje me përshkallëzimin në rajon.

“Mesazhi i parë thoshte se Shtetet e Bashkuara nuk janë të interesuara për zgjerimin e luftës, dhe mesazhi i dytë i kërkoi Iranit të vetëpërmbahej dhe këmbënguli që Irani gjithashtu duhet t’u kërkojë vendeve të tjera dhe palëve të tjera të kenë vetëpërmbajtje”, citohet të ketë thënë Abdollahian gjatë një konferencë shtypi në Teheran të hënën mbrëma.

Megjithatë, siç vë në pah CNN, Amir-Abdollahian nuk bëri të ditur se si dhe kur u dërguan mesazhet.

“SHBA thotë se nuk është e interesuar të zgjerojë luftën, por në dy javët e fundit ka treguar se është e përfshirë në zgjerimin dhe përshkallëzimin e konfliktit në Gaza duke dërguar mijëra dërgesa armësh dhe mbështetjen e plotë të regjimit sionist”, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm iranian akuzoi presidentin amerikan Biden për atë që ai tha se ishte “hipokrizi” e pozicionit të SHBA në lidhje me të drejtat e njeriut në Gaza.

Ai pyeti nëse “vdekja e më shumë se 5,000 civilëve, grave dhe fëmijëve, më shumë se 20,000 të plagosurve dhe qindra mijëra të pastrehëve, është rezultat i të drejtave të njeriut për të cilat po fliste zoti Biden?”.

Ndërsa Izraeli përgatitet për një inkursion të pritshëm tokësor në Gaza, ka pasur një mori përpjekjesh diplomatike për të parandaluar që lufta e Izraelit kundër Hamasit të përshkallëzohej në një konflikt më të gjerë rajonal.

Që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, ka pasur shkëmbim zjarri të vazhdueshëm në kufirin verior të Izraelit me Libanin, ndërsa Forcat Mbrojtëse të Izraelit përplasen me Hezbollahun, lëvizjen islamike të mbështetur nga Irani që ka bazën e saj kryesore në kufirin Izrael-Liban.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zelensky bën thirrje për ‘përgjigje të fortë globale’ ndaj agresionit rus në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, në fjalimin e tij vonë të premten, duke…

Pse Amerika është kundër pasaportës së vaksinimit?

Tifozët janë të kënaqur që më në fund po kthehen në stadiumin…

SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve synon njohjen reciproke Kosovë-Serbi

Shtetet e Bashkuara njoftuan se mbështesin fuqishëm propozimin e Bashkimit Evropian për…

Arrestohet 48 vjeçari nga Shkupi

Gjysmë ore pas mesnate zyrtarë policorë nga SPB Shkup në atarin e…

Sulmohet droni izraelit

Sistemi mbrojtës kundërajror i Izraelit i njohur si “kupola e hekurt”, ka…