Në kuadër të vizitës në Kiev, Sekretari i Jashtëm James Cleverly zhvilloi një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Duke ndarë një imazh të çiftit duke shtrënguar ngrohtësisht duart, Cleverly tha se i kishte premtuar presidentit ukrainas se Mbretëria e Bashkuar po e mbështeste Ukrainën “me veprim”.

Më herët, Mbretëria e Bashkuar njoftoi një paketë mbështetjeje “praktike” për Ukrainën duke përfshirë 35 automjete të tjera emergjente, raporton skynews.

“Sot kam paraqitur një paketë mbështetjeje të drejtpërdrejtë për miqtë tanë ukrainas në luftën e tyre, nga ambulancat deri tek mbështetja kritike për të mbijetuarit e dhunës seksuale nga ushtria ruse,” tha Cleverly.

Ai gjithashtu do të sigurojë 4.2 milionë euro të tjera për rindërtimin e infrastrukturës lokale si shkollat dhe strehimoret, si dhe fonde shtesë për të mbështetur të mbijetuarit e sulmeve seksuale.

Theksojmë se ditë më parë një vizitë në kryeqytetin ukrainas e ka realizuar edhe kryeministri i ri britanik, Rishi Sunak.

Ndryshe, Britania e Madhe është një ndër shtetet që po mbështet më së shumti shtetin ukrainas kundër Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Erdogan u kërkon të gjitha palëve në marrëveshjen e grurit të Ukrainës që të veprojnë me përgjegjësi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i kërkoi të hënën Rusisë dhe Ukrainës…

Shkup, dy pjesëtarë të ushtrisë infektohen me koronavirus

Ministria e Mbrojtjes njofton se dy pjesëtarë të Ushtrisë kanë rezultuar pozitiv…

Gjuajtje me armë në Shkup, dy të plagosur

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pasditen e sotme janë plagosur…

Antikorrupsioni hap lëndë për Ejup Rustemin e BDI-së, për çka dyshohet drejtori i postave…?!

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka hapur lëndë për Drejtorin Gjeneral…

Konjufca nga Çikatova e Vjetër: Serbisë duhet t’i bëhet një padi për gjenocid

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka bërë homazhe në Çikatovë të Vjetër në 22…