Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, konsideron se Bashkimi Evropian nuk do të duhej t’i ofronte Ukrainës anëtarësimin në familjen evropiane, shkruan Jerusalem Post.

Siç raporton pravda.ua, këto komente javën e kaluar i bëri gjatë një samiti. Schallenberg është për bashkëpunim të ngushtë – pra mes Ukrainës dhe BE-së, por se aktualisht nuk konsideron se do të duhej të ishte anëtare e familjes evropiane, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq media austriake Heute, raporton se Schallenberg është pro që ky shtet të jetë pjesë e zonës ekonomike të BE-së, por që të ruhet status quoja esaj.

Si arsye se pse Ukraina nuk do të duhej t’i jepej këtë  qershor statusi i kandidatit për anëtarësim, ka përmendur që vendet e Ballkanit Perëndimor janë duke zhvilluar bisedime për anëtarësim.

Ukraina prej kohës ka bërë thirrje që të pranohet në familjen e BE-së, por këto thirrje janë bërë edhe më të shpeshta pasi fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Në anën tjetër, presidenti rus Vladimir Putin pretendon se shteti i tij po i frikësohet raporteve të afërta mes Ukrainës dhe Perëndimit

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Gjashtë viktima dhe 153 raste të reja me Covid-19, shërohen 75 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit nga 1279 testime të realizuara, 153 kanë…

Jashari, Osmanit: Falemnderit presidente për nderin dhe respektin ndaj UÇK-së

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka falënderuar Presidenten Vjosa…

Letra e kongresistëve në favor të Serbisë

Për lidhjen e Serbisë me Amerikën do të mësojë më shumë së…

VIDEO/ Është grabitur një kasafortë me 30 mijë euro, Makoil në Shkup

Më datë 13 dhjetor, në pikën e karburantit MAKOIL në Aerodrom të…

Një viktimë dhe 14 raste të reja me Covid-19, shërohen 20 pacientë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar…